Në trupin e njeriut, e sidomos në zorrë ka miliona mikroorganizma, detyra e të cilëve është tretja e ushqimit, dhe më tej përthithja e lëndëve ushqyese, të parandalojnë zhvillimin e mikrobeve si dhe të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Është interesant termi probiotik, vjen nga greqishtja e vjetër "Pro" dhe "bios" që do të thotë në favor të jetës dhe duke u krahasuar me antibiotikët që ne i njohim dhe i përdorim kaq shumë fjala tregon " anti " "biotic" kundër jetës.
Probiotiket nxisin rritjen e baktereve të dobishme dhe pengojnë rritjen e mikroorganizmave të rrezikshme. Antibiotikët mund të shkaktojnë pabarazitë bakteriale në trup duke vrarë bakteret të mira dhe të këqija. Kombinimi natyral i baktereve të mira mund të reduktojë infeksionet, sipas Universitetit të Maryland.
Specialistët rekomandojnë përdorimin e përditshëm te probiotikëve, veçanërisht gratë shtatzëna dhe nënat me gji, të cilat janë veçanërisht të ekspozuara ndaj alergentëve të ndryshëm, fëmijët e vegjel dhe të gjithë ata që çdo ditë janë të ekspozuar ndaj stresit dhe dietës jo të përshtatshme.
Stresi, të ushqyerit pa kujdes, ilaçet e ndryshme, e gjithë kjo mund të jetë arsye për shkatërrimin e ekuilibrit natyror të mikroflorës në organizmin e njeriut. Këto efekte mund të shkaktojne shumëzimin e bakterieve
Ku i gjejmë bakteriet e mira?
Probiotikë përmban kosi, kefiri, yakulti etj.
Raste ideale të përdorimit të probiotikëve janë kolitet që janë shumë të përhapur, do të thote muret intestinale janë pjesërisht të infektuar, gjithashtu në rastet e intolerancës ndaj laktozës, në fakt me probiotik ashtu si në të gjithë produktet e fermentuara të qumeshtit, laktoza është e
zbërthyer, absorbohet dhe mënjanohet fryerja e pakëndëshme e barkut, stimulohet prodhimi i substancave antibiotike absolutisht natyrale që ndihmojnë në absorbimin e kalçiumit, rritet aftësia mbrojtëse e sistemit imunitar, luftohet kolesteroli i keq, krijohet një mburojë ndaj infeksioneve urinare, etj.
Dobitë e pakufishme të probiotikëve
Është e qartë që produktet ushqimore me bazë "baktere mike" prodhojnë substanca që vrasin mikrobet e dëmshme dhe shkatërrojnë toksinat,
Probiotikët kanë aftësi që të ngjiten aty duke i shkatërruar të parat, prandaj ato quhen "gladiatorët" që mbrojnë muret e zorrëve. Siç dihet, të gjitha qëniet e gjalla, përfshi këtu edhe bakteret kanë nevoje te ushqehen, probiotiket e marrin ushqimin e tyre duke i dëmtuar "armiqtë".
Kosi është një nga probiotikët më të mirë që gjenden sot, por duhet të dini që bakteret e gjalla nuk janë aq të shumta tek kosi industrial, por më shumë tek kosi që bëjmë vetë në shtëpi.
Myku candida është i pranishëm në organizmin e njeriut dhe i parë në mikroskop është vënë re se ai shtohet, shpërndahet dhe mund të futet në muret e mukozës intestinale dhe të përhapet në organet e tjera të trupit tonë e bashkë me të edhe substancat toksike që formohen gjatë tretjes së ushqimit. Në këtë rast myku mund të përhapet në mukozën e gojës, lekurë, qellzë, këmbë, vaginë etj.
Osteoporoza
Kjo sëmundje varet nga shkalla e absorbimit të kalçiumit dhe që lidhet me prodhimin e estrogenit edhe këtu prania e baktereve "Mike" e sidomos Acidophilus dhe Bifidus, mund të jenë të dobishme për të gjithë ata persona që kanë filluar degjenerim të strukturës së kockave.
Kapsllëku
Nuk është sëmundje, por një simptomë, që provokohet nga një anomali intestinale në kalim, duke penguar jashtëqitjen. E rëndësishme është të merren probiotikë për të rregulluar këtë problem.
Diaretë akute janë patologji që ndodhin shpesh tek të vegjëlit. Prishja e ekuilibrit te mikroflorës intestinale bëhet shkak edhe per disa alergji tek femijet e vegjël dhe përdorimi i probiotikeve përbën një terapi dietike që rrit imunitetin tek të porsalindurit.
Probiotikët i gjejmë në dy forma:Probiotikë ushqimore dhe farmaceutike
Probiotiket ushqimore kanë për qëllim të ushtrojnë veprim pozitiv mbi mikroflorën intenstinale dhe të përmirësojnë vlerën ushqyese.
Probiotiket farmaceutike janë të destinuar për trajtimin e diaresë, sëmundjes Crohn, etj.
Probiotikët përmirësojnë florën intestinale e cila rritet rreth 10 herë, evitojnë mikroorganizmat e padëshiruara në aparatin tretës, stimulojnë aktivitetin normal të qelizave duke ndikuar në rritjen e imunitetit etj.
Kundër infeksioneve vaginale
•Disa studime klinike sugjerojnë se përdorimi i kosit mund të ndihmojë për të trajtuar vaginosis bakteriale.
Parandalimi i diaresë
• Dëshmi për përdorimin e Lactobacillus për të parandaluar diarenë është përzierja me laktobacile të tjera.
Probiotiket, sidomos Lactobacillus GG, mund të ndihmojë për të parandaluar ose trajtuar diarene infektive në fëmijët dhe të rriturit.
Studime të tjera kanë nxjerrë në pah se probiotiket, kur merren rregullisht, mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve gastrointestinale në të rriturit.
Përdorime të tjera
• Lactobacillus dhe probiotikë të tjere janë sugjeruar për një numër situatash në aparatin tretës.
• Zëvendësimi i baktereve «miqësore» në zorrët e njeriut të cilat janë shkatërruar nga antibiotikët ndihmohet tretja e ushqimeve.
Trajtimi i kapsllëkut kronik
• Trajtimi i sindromit të zorrëve me origjine nervore, dhe sëmundje inflamatore të zorrëve (të tilla si sëmundja Crohn dhe kolit ulcerativ)
• Përmirësimi i tolerancës - laktose në njerëz të cilët janë intolerant ndaj laktozës.
• Rritjen e sistemit imunitar. Studimet kanë sugjeruar se kosi ose qumësht që konsumojmë që përmban Lactobacillus ose edhe shtesa me lactobacillus ose Bifidobacterium mund të përmirësojë imunitetin natyrorë të trupit të njëriut.
Një studim tregoi se përdorimi për një kohë prej 6 muajsh i probiotikëve ka dhënë rezultate me efekt për të reduktuar ethe, kollë, kohëzgjatjen e trajtimit me antibiotikë. Ulje rrezikut të alergjisë ndaj polenit dhe zvogëlim të rrezikut të ekzemës tek fëmijët.
Probiotikët që tregtohen janë shumë të ndryshëm disa produkte përmbajnë një numër të vogël mikroorganizmash të dobishëm, të tjerët përmbajnë mikrobe të shumta dhe të dallueshme.