Ushqimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e kinezëve, pasi ata besojnë se ushqimi dhe barnat kanë të njëjtën origjinë, dhe se me ushqim mund të përmirësohet shëndeti i tyre.
Ushqimi përmban substanca që mund të shërojnë trupin e njeriut.Psh, dardhët, bananet dhe kivit mund të largojnë nxehtësinë e tepërt në trup. Sipas kinezëve, ushqimet me shije të ndryshme kanë ndikime të ndryshme në organizëm, pra shije të ndryshme përthithen nga organe të ndryshme të brendshme. Ushqimet tepër të kripura, të embla, të tharta apo shumë të hidhura nuk janë të mira për trupin. Një sasi e tepërt kripe dëmton zemrën, veshkat dhe shpretkën, duke shkaktuar hipertension. Ushqimet e tharta aktivizojnë indet e mukozës gastrike dhe shkaktojnë ulçer. Si rezultat, dieta kineze e vë theksin tek harmonizimi i 5 shijeve.
Në të kaluarën, dieta e banorëve kinez përmbante më shumë perime dhe drithëra dhe më pak mish. Pavarësisht se në atë kohë kushtet ekonomike nuk ishin shumë të mira, nëse e analizojmë nga pikëpamja e ushqimit të shëndetshëm, dieta e asaj kohe ishte më e shëndetshme se dietat e sotme me shumë mish të kuq (si ushqimet në Perëndim).
Qysh nga lashtësia, banorët në Kinë besonin se ngrënia e bollgurit në mëngjes do t'i ndihmonte të jetonin gjatë. Prandaj ata çdo mëngjes hanë një tas me bollgur edhe në ditët e sotme. Një shprehje kineze thotë -"të hash bollgur është më mirë se të hash mish". Bollguri sipas kinezëve është shumë i shëndetshëm kur gatuhet në zjarr të avashtë për një kohë të gjatë, pasi ky proces koncetron proteinat, vitaminat dhe kripërat inorganike dhe përbërës të tjetër. Bollguri është burim uji dhe hap oreksin. Kinezët që kujdesen për shëndetin pëlqejnë të hanë shumë perime çdo ditë megjithatë ata mundohen ta balancojnë dietën e tyre pasi ngrenia vetëm e perimeve bën qe të ketë mungesa kalciumi ne oraganizëm.
Nga ana tjetër, nutricistët kinezë besojnë se është e rëndësishme që t'u kushtohet vëmendje ndryshimeve stinore në ushqimet që hanë. P.sh. në pranverë, kur ngrohet koha, është ide e mirë të konsumoni perime pikante. Kur mendojmë për ushqim kinez na shkon mendja tek orizi. Orizi ishte kokrra e parë që fermerët prodhuan në Kinë. Për këtë ka prova arkeologjike të mbjelljes së orizit përgjatë lumit Jance pothuajse në vitin 6000 para Krishtit. Banorët e gatuan orizin duke e zierë në ujë, njësoj siç veprojmë edhe sot. Ata e hanin orizin me peshk apo prodhime të tjera deti, ose e bënin raki orizi. Por, orizi nuk rritej në veri të Kinës ku klima është e ftohtë dhe e thatë. Banorët në këto zona kultivonin mel, me një histori rreth 8000 vjet para Krishtit, dhe mblidhnin sorgum të egër. Deri në vitin 5000 para Krishtit shumë kinezë hanin kryesisht mel , duke e zjerë në formën e çorbës.
Pasi kinezët ia morën dorën poçarisë, ata ruanin peshkun në to ose bënin salcë të fermentuar peshku. Kështu orizi shijonte më shumë! Më pas ato nisën të mbjellin perime për të shoqëruar orizin. Trangujt dhe lakra bok choy, për shembull e kanë origjinën nga Kina. Ndërsa nga frutat kivit, pjeshkët dhe kajsitë. Xhenxhefili dhe ylli anise e kanë origjinën gjithashtu nga Kina. Ushqimi holistik është shërimi nëpërmjet ushqimit. Konsiston në konsumin e të gjitha atyre ushqimeve që nuk janë të gatshme apo gjysmë të gatshme, po ashtu në ushqimet e shëndetshme që sjellin balancën dhe shtojnë vitalitetin në trupin tuaj. Në të kaluarën njerëzit nuk ushqeheshin me ushqim të gatshëm apo me patatina dhe "fast-food".
Specialistët e shëndetit theksojnë se për të arritur ekuilibrin fizik, shpirtëror dhe mendor, duhet të mbani një dietë të balancuar me ushqimet e duhura. Një dietë që konsiston në ushqime të freskëta në të cilat nuk është shtuar kripë apo sheqer. Ushqimet e ashtuquajtura të shëndetshme nuk kanë kimikate që dëmtojnë organizmin tonë. Të gjithë kemi dëgjuar që frutat dhe perimet na mbajnë të shëndetshëm, pasi ato ulin rreziqet për prekjen nga sëmundjet. Ushqimet organike janë edhe një alternativë për shëndetin që mund të na ndihmojë për ruajtjen e ekuilibrit. Ushqimet e shëndetshme janë ato ushqime që nuk janë rritur me pesticide apo hormone. Perimet, frutat, farat etj., të papërpunuara janë tepër të rëndësishme për organizmin pasi përmbajnë minerale dhe përbërje të tjera që i nevojiten trupit çdo ditë.
Ushqimi holistik fokusohet tek mbajtja e një diete të shëndetshme, duke e konsideruar individin si një të tërë, duke përfshirë të gjitha aspektet e jetës së tij të përditshme. Kjo sjellje natyrale ndërthur shëndetin emocional, shpirtëror dhe fizik, për të krijuar një gjendje mirëqënieje dhe shëndet optimal. Sjellja holistike ka të bëjë me dietën dhe terapinë, me konsumin e ushqimeve natyrale po ashtu me marrjen e energjisë.
Sipas specialistëve, parimi themelor i të ushqyerit holistik është se ushqimi siguron energjinë e nevojshme për të funksionuar si duhet dhe furnizon trupin me lëndë ushqyese që janë të nevojshme për shëndetin e kockave, muskujve, dhe për gjakun. Vlerat ushqyese të marra nga ushqimi janë esenciale për proceset natyrore që ndodhin vazhdimisht brenda trupit. Të ushqyerit holistik përfshin tre komponentë kryesorë: makroushqyesit, ku përfshihen karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat, mikroushqyesit, ku bëjnë pjesë vitaminat dhe mineralet, dhe fibrat. Të gjithë këta komponentë luajnë një rol të rëndësishëm përshëndetin. Praktikuesit holistikë, ku përfshihen akupunkturistët, herbalistët dhe dietologët –janë të mendimit se ndjekja e një regjimi ditor dhe diete holistike i mundëson njerëzve shërim natyral pa ilaçe. Kjo lloj mënyre e të ushqyerit kërkon një balancë të duhur ndërmjet proteinave, vitaminave dhe përbërësve të tjerë ushqimorë për arritjen e nivelit optimal të energjisë, mirëqënies si dhe aftësive për të luftuar infeksionet. Të ushqyerit si duhet parandalon problemet me zemrën, diabetin, obezitetin dhe kancerin.
Të gjitha ushqimet si perimet, drithërat e shëndetshme, peshku, fasulet, frutat, arrat dhe farat janë ushqime natyrale. Gjatë gatimit të këtyre ushqimeve mund të përdorni erëza të ndryshme, të cilat janë shumë të shëndetshme, vaj ulliri apo vaj arre kokosi. Po ashtu ka shumë rëndësi të konsumoni larmishmëri ushqimesh, që i përkasin të njëjtit grup, sidomos perimet me gjethe jeshile.