Studiuesit e universitetit britanik të Surrey-t dhe atij kinez të Dalianit, kanë realizuar nanoqeliza inteligjente për të luftuar tumoret nëpërmjet nxehtësisë, sipas publikimit të këtij punimi në revistën shkencore "Nanoscale".

Të aktivizuara nga një fushë magnetike e jashtme, këto qeliza janë në gjendje të arrijnë një temperaturë deri në 45 gradë Celsius për të vrarë qelizat e sëmura duke u ftohur menjëherë për të mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Ky lloji trajtimi përdoret aktualisht në disa lloje tumorësh për të përforcuar efektet kirurgjikale të kemioterapisë dhe të radioterapisë, ku objektivi është që të dobësohen ose shkatërrohen disa qeliza kancerogjene duke shkaktuar një lloji tempereature lokale që lëviz mes 42 dhe 45 gradë Celsius.

Për ta bërë këtë hipertermi më të përqëndruar dhe të sigurit, studiuesit britanikë dhe kinezë kanë krijuar qeliza të mëdha afërsisht sa një e milionta e milimetrit, të përbëra nga zink, kobalt dhe krom, që mund të injektohen pranë tumorit dhe të aktivizohen nga një kamp magnetik i jashtëm duke arritur temperatura deri në 45 gradë dhe më pas ftohen automatikisht, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore.

Madje testet e para laboratorike kanë treguar se këto nanoqeliza kanë një nivel të ulët toksik dhe nuk duket se i shkaktojnë dëme të përhershme organizmit.

Zhvillohet për herë të parë tek një pacient transferimi i qelizave gjenetikisht të modifikuara me teknikën e "prit dhe ngjit" (Crispr-Cas9) të ADN-së. Ky operacion u zhvillua në Universitetin e Siçuanit, në qytetin Chengdu, gjatë një eksperimentimi për të trajtuar një tumor të rrezikshëm të mushkërive. Qelizat e imunitetit të njeriut janë marrë dhe modifikuar duke çaktivizuar një proteinë që funksionon si frenues. Në këtë mënyrë qelizat janë bërë më agresive ndaj qelizave të tumorit dhe më pas u transferuan tek trupi i njeriut. Aktualisht studiuesit synojnë të trajtojnë 10 persona të tjerë me këtë teknikë. Objektivi i kësaj faze të parë të eksperimentimit është që të verifikohet siguria e kësaj terapie, pra që të mos ketë efekte negative.

Ndërkohë që SHBA-ka është duke pritur miratimin për të kryer këtë lloji

eksperimentimesh, në mars të vitit 2017 një grup tjetër studiuesish kinezë po përgatit tre eksperimentime për të trajtuar tumoret në fshikëz, prostat dhe veshka.

Potencialin e madh të kësaj teknike të përpunimit të ADN-së e kishte zbuluar për herë të par një ndërhyrje që ishte zhvilluar në vitin 2015 në Londër, me një teknikë të ngjashme që quhet "Talen", për të luftuar një sëmudje të rrallë të leuçemisë tek një foshnje.

Tani është gjithnjë dhe më e përhapur bindja se teknika "Crispr-Cas9", si më e lehtë dhe më e efektshme nga teknikat e tjera, mund të hapë rrugën për terapi më të efektshme.

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit. Çdo vit në mbarë botën mbi 1 milion njerëz sëmuren nga ky kancer, prandaj Shoqata Ndërkombëtare e Kancerit të Mushkërive e ka përcaktuar nëntorin e çdo viti si muajin e përkujdesjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Nga të dhënat e publikuara prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë mësohet se kanceri i mushkërive është kanceri më përqindjen më të madhe të vdekshmërisë.

Por cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojë kancerin e mushkërive? Qarqet mjekësore janë të mendimit se pirja e duhanit, historia e familjes me të sëmurë me kancer të mushkërive dhe degradimi gjenetik i shkaktuar nga plakja janë faktorët që mund të çojnë në kancer të mushkërive. Nëndrejtori i spitalit onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuanka, tha se kanceri i mushkërive ka lidhje të ngushtë me stilin e përditshëm të

jetesës.

"Arsyeja kryesore është pirja e duhanit, pasi më shumë se 85 % e rasteve të të sëmurëve kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me pirjen e duhanit ose me pirjen pasive të duhanit. Një shkak tjetër është edhe ndotja e ajrit, sidomos nga gazet që shkarkojnë makinat. Ka gjithashtu edhe një numër faktorësh të natyrshëm, përveç faktorëve profesionalë, faktorëve gjenetikë të familjes dhe kështu me radhë."

Është raportuar se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit të

mushkërive, një numër i madh i studimeve në gjithë botën konfirmojnë se

përqindja e duhanpirësve meshkuj me kancer të mushkërive është 8 deri 20 herë më e lartë se ajo e pacientëve me këtë sëmundje që nuk pinë duhan. "Në përgjithësi ne themi se pirja e 20 cigareve në ditë për 20 vjet ka më shumë rrezik të sjellë prekjen nga kanceri i mushkërive. Sa më shumë që pi, aq më shumë do të ketë rrezik. Ekziston gjithashtu edhe një tjetër problem të madh, që sa më shumë duhan pi, aq më e vështirë është që ta lësh. "

Specialistët këshillojnë që, për parandalimin e kancerit të mushkërive, në radhë të parë duhet të qëndrojmë larg duhanit ose, nëse e pimë, ta lëmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, edhe ata që qëndrojnë shpesh pranë erës së vajit duhet t'i kushtojnë vëmendje parandalimit të kancerit të mushkërive: gjatë gatimit duhet ta kontrollojnë temperaturën e vajit, që të mos i kalojë 200 gradë Celsius; të përdorin më shumë furrat me mikrovalë dhe ato elektronike, si dhe furrat elektrike që nuk nxjerrin avuj të vajit; të ruajnë ajrimin e kuzhinës dhe të instalojnë pajisje për thithjen e tymit të vajit.

Megjithëse kanceri i mushkërive është një sëmundje me përqindje të madhe vdekshmërie, ai nuk është i pashërueshëm. Zv.drejtori i spitalit onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuankai, thotë se zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërive është faktori më i rëndësishëm në

trajtimin e suksesshëm të tij. Në qoftë se ai zbulohet herët dhe mjekohet në mënyrë komplekse me operacione kirurgjikale, kjo do të ketë një efekt të mirë klinik te shumë të sëmurë me kancer të mushkërive. Megjithatë, zbulimi sa më i hershëm i kancerit të mushkërive është ende një problem. Ekspertët sugjerojnë që grupet e njerëzve që kanë më shumë mundësi të preken nga kanceri i mushkërive, duhet të kontrollohen çdo gjashtë muaj ose çdo vit .