Dementia është një formë sëmundje që prek më tepër personat mbi moshën 65-vjeçare. Nëse ju vini re të afërmit tuaj nisin të harrojnë gjërat dhe të kenë një memorie të dobët, atëher është koha e duhur për t'i drejtuar te mjeku. Dihet që me kalimin e viteve kujtesa dobësohet si rezultat i viteve të kaluara, ngarkesës, stresit të akumuluar etj, dhe nëse humbja e kujtesës ndodh vetëm në disa raste atëherë mos u shqetësoni se duhet të jetë kalimtare.Por nëse shndërohet në një problem të përditshëm atëherë duhet domosdoshmërisht t'i drejotheni mjekut.
Sipas Shoqërisë së të Prekurve nga Alzheimer në Britaninë e Madhe llogaritet që numri i personave që vuajnë nga Dementia është 800.000 persona.Raporti është 1 në tre persona mbi 65 vjec, dhe nga këta 2/3 e tyre janë femra. Për Shqipërinë
mungojnë statistikat por sic mund të shihni nga statistikat e mësipërme është një sëmundje sëmundje mjaft e përhapur, ndaj personat mbi 65 vjec që vuajnë pjesën e kujtesës duhet t'i drejtohen mjekut për trajtim dhe këshillim.Dementia është një sindrom ( një grup simptomash) të shoqëruara më një dobësim të ecurisë së turit dhe aftësive të tij.
Problemet që shfaqen përfshijnë:
Humbje memorie
Vonesë në të menduar
Zvogëlim i zhdërvjelltësis mendore
Probleme në shprehi
Proobleme në të kuptuar
Probleme në gjykim
Njerëzit të prekur nga dementia mund të bëhen të plogësht dhe të mos tregojnë asnje lloj interesi karshi aktiviteteve të përdishme, të cilat më parë i kanë realizuar mem pasion.Mungesa e socializimit dhe aspekte të personalitetit të tyre mund të preken nga dementia. Duke qënë se dementia prek aftësitë mendorë, personat e prekur prej saj e kanë të vështirë të mirëmbajnë dhe stabilizojnë pavarësinë e tyre, dhe mund të behën dhe një pengesë për harmonin familjare apo
shoqërore pasi gjatë gjithë kohës ata duhet të shoqërohen nga persona të tjerë. Në pjesën më të madhe të rasteve Dementia nuk mund të kurohet por nëse kapet që në fillimet e veta mjeku mund të ndihmoj në parandalimin e përparimit të sëmundjes dhe në mirëmbajtjen e funksionimit mendor.
Hulumtuesit duket se më në fund pas një sërë studimesh kanë arritur të gjejnë ushqimet që parandalojnë dementian.
Dhe kjo mund të arrihet përmes një plani ushqimor afatgjatë. 3 studime mbi mënyrën e të ushqyerit u prezantuan në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimer-it në Londër.
Një prej dietave është Dieta MIND që ul me 30-35% rrezikun e dëmtimit konjiktiv tek të mëshuarit.
Margaret Rayman, profesore në Universitetin Surrey në Angli, shpjegon dietën MIND:
"Kjo dietë është një modifikim i dietës mesdhetare dhe përdor edhe parimin e dietës DASH, që është: ushqimi për parandalimin e hipertensionit. Në këtë plan ushqimor janë kombinuar disa dieta dhe përmbajnë ushqime shumë specifike për dementian."
Dieta mesdhetare përbëhet nga perimet me gjethe, manaferrat, drithëra dhe peshku.
Mishi i kuq dhe yndyrnat e ngopura nuk përfshihen në dietën e zakonshme mesdhetare dhe për gatim përdoret zakonisht vaji i ullirit dhe jo vajërat e tjerë.
Margaret Rayman theksoi se nga studimet e saj rezulton se manaferrat mund të jenë kyçi për parandalimin e dementias tek të moshuarit.
"Konsumi i manaferrave mund të pakësojë në mënyrë efektive moshën e trurit tuaj, për shkak të nivelit të lartë të flavonoideve tek manaferrat. Flavonoidet janë përgjegjëse për reduktimin e plakes së trurit dhe nxisin ato zona në tru që lidhen me memorien dhe të mësuarin."
Përveç manave, studiuesit thonë se edhe vitamina B12 është një element i rëndësishëm për të kontrolluar rreziqet e dementias.
Megjithatë, asnjë person në komunitetin shkencor nuk beson se dieta është kyçi për ta reduktuar dementian.
Neuroshkencëtari Charles Alessi që merret me një pjesë të punës për t'u ofruar qeverive sugjerime mbi rreziqet shëndetësore thotë;
"Kontributi gjenetik mund të jetë më pak se 7% ose 8%. Nga ana tjetër, kontributi i menaxhimit të rreziqeve do të ketë më shumë efekte. Dieta është pjesa dhe këtu ekzistojnë 9 pika të saj, që përshijnë presionin e gjakut, pirjen jo të tepërt të duhanit e të alkoolit, ushtrimet fizike etj. Ju e dini këtu ka një listë të plotë dhe shumica e tyre janë në të vërtetë relativisht të thjeshta për t'u realizuar dhe pa kosto. Në fakt, ju mund të menaxhoni afro 33% të rreziqeve tuaj në këtë mënyrë."
Megjithatë ende po punohet që pjesëmarrësit të përzgjidhen rastësisht për të konsumuar një dietë MIND ose një dietë tjetër të shëndetshme.
Të dyja grupet nuk lejohen që të konsumojnë ushqime të dëmshme.
Shkencëtarët thanë se shpresojnë që brenda disa vitesh studimi të zbulojë më shumë mbi përfitimet e posaçme të ushqimeve të veçanta për parandalimin e dementias.
Sipas të dhënave të OBSH-së, 47 milionë njerëzi sot në botë janë prekur nga dementia dhe parashikohet se numri i pacientëve do të shtohet me 10 milionë. (Xu Guang)