Lajthitë zënë një vend të rëndësishëm në fronin e arrorëve që na shtojnë jetën. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje. Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec. Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina.

Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta sepse ku ka lajthi ka shëndet të mirë. AgroWeb.org ka identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Mbrojnë shëndetin e zemrës

Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin siç i themi ne, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Si rrjedhojë jemi më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

E pasur me Vitaminë E

100 gram lajthi ofrojnë 15% të dozës së rekomanduar të vitaminës E. Vaji i lajthisë është një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes së anemisë. Qarkullimi i mirë i gjakut forcon sistemin imunitar dhe mban të ftohtin, temperaturën dhe sëmundje të tjera larg jush.

Mbron muskujt dhe kockat

Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sasisë së kalciumit që futet dhe del nga trupi. Muskujt kanë nevojë për kalcium dhe lajthitë ndihmojnë me spazmat, lodhjen dhe ngërçet. Mangani nga ana tjetër ndihmon dhe forcon kockat dhe mban larg sëmundje si osteoporoza.Hazelnuts

Sistemi nervor

Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Të pasura me antioksidantë

Sipas studimeve, lajthitë kanë 20 herë më shumë fuqi antioksiduese se Vitamina C dhe 50 herë më shumë se Vitamina E. Antioksidantët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm. Radikalet e lira ndalojë furnizimin me oksigjen të qelizave dhe si rrjedhojë trupi sëmuret lehtë.

Ndihmon gratë shtatzëna

Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë? Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50% .

Fistikët që çlirojnë nga stresi

Janë antistres, kanë magnez, si dhe vitamina të grupit B. Përmirësojnë humorin, sepse janë të pasur me 'triptofano' që shton nivelin e seratoninës. Ato stabilizojnë metabolizmin dhe kontrollojnë oreksin, për shkak të përzierjes së proteinave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme, që japin ngopje, pa shkaktuar shtim të sheqerit në gjak.

Ato janë një serum shumë i mirë kundër plakjes, sëmundjeve të zemrës dhe 'osteoarthritis', për shkak të pranisë së antioksidantëve dhe fitosterolëve. Fëstëkët, frutat jeshile janë bërë simbol i shtetit të Kalifornisë, sepse vetëm ky lloj ka vetitë e dobishme të certifikuara nga studimet ndërkombëtare. Judy Hirigoyen, nënkryetar marketingu global i kultivuesve amerikanë të fëstëkëve thotë se 50% e prodhimit botëror të frutave të gjelbra amerikane vjen nga tre shtete amerikane, Kaliforni, Arizona dhe New Mexico.

Në kohët e lashta (shënimet e para datojnë që nga viti 7000 p.e.s në Turqi) fëstëkët janë njohur si "drogë medicinale": ato kanë energji (570 Kcal për 100 gram), 21% proteina (si mishi), vetëm "yndyrna të mira" ('monounsaturated' dhe 'polyunsaturated'), më shumë se 10% fibra dhe më pak se 8% sheqerna të thjeshta, shtesa natyrale dhe minerale (potasium, kalcium, hekur, magnesium, fosfor, mangan) dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave (thiamin, vitaminë B6 dhe folate), si dhe polifenoleve.

Prodhimi

"Viti 2016 ishte një vit i mirë për rritjen e fëstëkëve në SHBA, e cila sjell më shumë se gjysmën e prodhimit global, me një vlerë neto mbi 1 miliard dollarë. Nga këto, 60%, ose rreth 600 milionë dollarë, janë nga eksportet - thotë Hirigoyen - sidomos në Evropë, e cila merr rreth 40 dhe 50% të flukseve të eksporteve. Por në Itali ka një potencial më të madh për zhvillim mbi mesataren. Italianët kanë një shije shumë të rafinuar për fëstëkët, sepse 'frutat e gjelbra' kanë qenë gjithmonë pjesë e kulturës së ushqimit italian".

Konsumi i fëstëkëve amerikane luhatet rreth 1 400 deri në 3 mijë ton në vit në Itali. Që nga viti 2000 sipërfaqet e mbjella me fëstëkë janë dyfishuar dhe sipas ekspertëve, pritet që kjo të ndikojë më shumë edhe te çmimet në tregun botëror.