Rruga, e njohur si Rruga e Mëndafshit, ka sjellë shkëmbime ekonomike dhe kulturore në Kinë dhe jashtë saj, si dhe një shumëllojshmëri të prodhimeve të reja të huaja për të gjithë. Si rezultat, që nga ajo kohë janë shfaqur në tryeza fruta dhe perime të reja.
1. Rrushi
Me origjinë nga Deti i Zi dhe Mesdheu, rrushi hyri në Kinë nga Dayuan, gjatë pushtetit të perandorit Wu i Dinastisë Han (206 BC - AD 220). Dayuan ishte një vend i lashtë në luginën Ferghana në Azinë qendrore, i njohur për rrushin dhe alfalfa.
Kokrrat e rrushit janë të mbushura me shumë vlera ushqyese përfshi pektinë, prandaj ai ndihmon në tretj, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi, vepron si tonifikues natyral për organizmin, përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse keni probleme me tensionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit.
Rrushi i thatë përdoret m shpesh në përgatitjen e ëmbëlsirave. Orizi apo pilafi pasurohet shumë në shije nëse i shtoni bajame apo rrush të thatë. Rrushi si lëng i freskët stimulon oreksin, përmirëson metabolizmin në trup, heq toksinat nga trupi, rekomandohet për anemi, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.
Vaji nga farat e rrushit, është shumë i vlerësuar dhe kërkuar, ku për here të parë u prodhua në Francë si një zëvendësim për vajin e ullirit. Përmban omega 3 – acide yndyrore si dhe ka efekt mbrojtës për sistemin kardiovaskular.
2. Shega
Shega e ka origjinën nga Irani dhe është kultivuar qysh nga lashtësia në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe në veri të Indisë. Për herë të parë shega erdhi në Kinë gjatë Dinastisë Tang (AD 618-907) dhe u konsiderua si një emblemë e pjellorisë.
Që nga koha e Hipokratit, terapeutistë përdornin lëkurën, gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.
Specialistët theksojnë se, lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperaturalufton kollën dhe ul temperaturën. Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.
Hulumtimet e fundit mbështesin se, lëngu i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në gji, diabeti, osteoporoza, etj.
Një studim i ri i Universitetit Elizabetian të Edinburgut, në Skoci, provoi se konsumi i një shege në gjendje frutore apo si lëng, është në gjendje të rrisë dëshirën seksuale në orët në vazhdim.
Shkencëtarë amerikanë mbështesin se, konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit. Përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin.
Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor.
Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.
Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe.
Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E.
3. Arrat
Arrat njihen ndryshe edhe si fruti i jetëgjatësisë. Ato ngrohin trupin dhe përdoren shumë në embëlsirat kineze.
F Arra permban gjithashtu albumine, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kripërash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e fresketa, siç jane vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike etj. Ato pastrojnë gjakun, largojnë infeksionet e lëkurës, I bëjnë mire trurit dhe zemrës.
Vaji i arrës ka gjetur përdorim të gjerë kundër mjaft sëmundjeve, lufton shiritin dhe krimbat në zorrë. Përfundimi është shumë i mirë kur kombinohet edhe me hudhrën.
Ato luftojnë aneminë dhe diabetin e tipit 2
4. Hudhra
Hudhra e ka origjinën nga Europa jugore dhe Azia qendrore. Gjatë Dinastisë Han Perëndimore (206 BC-AD 24), Zhang solli hudhrën në Kinë.
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t'u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë
5. Koriandra
Koriandar njihet si majdanozi kinez, e ka origjinën nga Europa jugore dhe Azia qendrore. Zhang i solli farat e koriandrës në Kinë, sipas librit kinez të herbologjisë "The Compendium of Materia Medica",që u shkrua gjatë Dinastisë Ming (1368-1644) nga doktor Li Shizhen.
6. Trangulli
Trangulli e ka origjinën nga Azia Jugore rrëzë malit Everest. Në kohën e Zhang-ut, trangulli quhej "pjepër Hu ". Ai është i pasur në kalcium, kalim, fosfor, si dhe vitamina A dhe C. Kaliumi i kastravecit ndihmon në ruatjen normale të tensionit, ndërsa mineralet e tjera ndihmojnë për të patur thonj të fortë dhe flokë të shëndetshëm.
Dr. Gerard, një botanolog anglez i shekullit të 16-të, u rekomandonte pacientëve të tij lëng kastraveci për të luftuar problemet e mushkërive, të stomakut dhe kundër cisteve. Ai ishte i mendimit se kastraveci i mbushte venat me lëng rigjallërues. Studime të mëvonshme kanë provuar se kastraveci ka me të vërtetë mjaft veti kuruese.
7. Patëllxhani
Patëllxhani e ka origjinën nga India dhe Azia Juglindore, erdhi në Kinë gjatë Dinastisë Han dhe u bë një perime e zakonshme gjatë Dinastisë Jin (AD 265-420).
8. Susami
Susami e ka origjinën nga Afrika sub-Sahariane dhe India.
Ai përmban vitaminat B, A, E, niacinë, minerale të shumta si kalcium, kalium dhe magnez, fosfor, hekur, zink dhe selino. Ai forcon sistemin kardiovaskular, ruan shëndetin e lëkurës
9. Piperi i zi
Piperi i zi e ka origjinën nga Persia e lashtë dhe jugu i Indisë. Gjatë Dinastisë Tang, piperi i zi u prezantua në Kinë nga tregtarët e Rrugës së Mëndafshit dhe që nga ajo kohë u bë një erëz shumë popullore për gatimet me mish për banorët Tang.
10. Spinaqi
Spinaqi mendohet se e ka origjinën nga Persia e lashtë. Të dhënat më të vjetra për bimën e spinaqit janë në kinezisht. Spinaqi erdhi në Kinë përmes Nepalit.
11. Karota
Karotat erdhën për here të pare në pjesën perëndimore të Kinës dhe në province Gansu gjatë Dinastisë Yuan.
12. Sallata jeshile
Sallata jeshile e ka origjinën nga Mesdheu dhe u shfaq në Kinë rreth dinastive Sui dhe Tang .
13. Lakra
Lakra e ka origjinën nga Europa dhe udhëtoi në Kinën perëndimore përmes Korridorit Hexi, pjesë e Rrugës së Mëndafshit në province Gansu.