Hainani është një parajsë frutash tropikale, disa prej të cilave ndoshta nuk i keni dëgjuar apo provuar ndonjëherë. Me rastin e Forumit Boao për Azinë, që organizohet 23-26 mars në këtë ishull, ne përzgjodhëm gjashtë fruta tropikale nga Hainani që duhet t 'i provoni patjetër!
Hainani është një nga "këndet" e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t'i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Në këtë destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend që ruhet dhe mirëmbahet si të ishte i shenjtë.
Madhështia e Hainanit qëndron tek ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.
Hainani është ishulli i dytë më i madh në Kinë, pas ishullit të Tajvanit. Numri i turistëve
në këtë ishull shtohet konsiderueshëm nga viti në vit. Shumë turistë të huaj sot zgjedhin për t'i kaluar pushimet në Hainan, jo vetëm për bukuritë ekzotike por edhe për vetë pozicionin gjeografik. Ai ndodhet në afërsi të Singaporit, Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve. Tek të gjitha këto vende mund të shkosh me avion për 1-4 orë nga Hainani.
Ja frutat që duhet t'i provoni për një shije dhe shëndet të mirë:
1. Guanabana
Guanabana thuhet se është 10 mijë herë më e fuqishme se
kimioterapia.
Graviola (guanabana) qëndron në majë të listës së ushqimeve që luftojnë qelizat kanceroze dhe mund të shërojë kancerin.
Sipas hulumtimeve shkencore graviola "mbyt" qelizat kanceroze dhe është 10.000 herë më ë fuqishme se kimioterapia.
Graviola është gjithashtu e mrekullueshme pasi nuk shkakton efektet anësore që rezultojnë si pasojë e kimioterapisë, kështu që ky frut nuk lë pasoja të dëmshme në organizëm dhe nuk jep efekte të padëshiruara.
Graviola rritet në Amerikën Latine, nga jugu i Meksikës në Peru deri në Brazil. Ajo ka shije të të ëmbël dhe preferohet shumë pasi është një kombinim shijesh i disa frutave ekzotike si ananas dhe banane.
Në të kaluarën çaji i përgatitur nga gjethet e graviolës përdoret si mjet për
qetësim dhe për të luftuar diabetin, gjithashtu edhe kundër sëmundjeve të
mëlçisë. Në Indi këtë frut e përdorin për një gjumë sa më cilësor, gjithashtu kundër sëmundjeve të fshikëzës së tëmthit, ftohjes dhe kundër dehjes. Guanabana ka vitamina të shumta përfshi vitaminë C, B1 dhe B2 dhe fosfor. Ky frut përveç rolit që ka në luftën kundër kancerit, ndikon pozitivisht edhe në punën e organeve të brendshme, lufton mykun, bakteriet, parazitët dhe lehtëson depresionin si dhe qetëson sistemin nervor.
2. Kumbullat Sapodilla
Sapodilla-t janë fruta tropikale me shije delikate dhe të ëmbël. Në pamje të parë të duken si hurma. Lëkura e tyre ka ngjyrë kafe të lehta ose të errët.
Gjithashtu, sapodilla-t duken si kumbulla për nga forma.
Tuli i Sapodilla-ve është i fortë dhe bërthamat si të hurmave
Sapodilla-t janë fruta jashtëzakonisht të shijshme dhe shumë popullore në ishullin e Hainanin, por edhe në Tajlandë.
Emra të tjetrë të saj janë: patate druri, Chiku, Achra, Zapote. Ndërsa në Tajlandë quhen Lamuts.
Ndërkohë rrëshira e drurit të saj përdoret për camcakëz.
Nëse doni të blini këtë frut duhet të zgjidhni frutat e pjekura, zakonisht kur një frut është i pjekur ka ngjyrë më të errët dhe të butë.
Sapodilla ofrojnë një sërë vitaminash dhe mineralesh
Përveç kësaj, ajo është një burim i shkëlqyer i fibrave dietike (5.6 g / 100g), duke e bërë një frut të mirë për zorrët dhe mënjanon kapsllëkun. Kz frut përmban një sasi të mirë antioksidantësh si vitamina C (24.5% e marrjes së rekomanduar ditore për 100 g fruta), dhe vitaminë A. Vitamina A është thelbësore për të parin. Ajo gjithashtu e nevojshme për lëkurë të shëndetshme. Konsumi i frutave natyrale është i pasur me vitaminë A dhe ndihmon në pastrimin e mushkërive. Ajo është gjithashtu burim i shkëlqyer i kaliumit, bakrit, hekurit dhe folateve.
3. Wax apple (molla e dyllit)
Disa nga përfitimet shëndetësore të këtyre mollëve përfshijnë aftësinë për detoksifikimin e mëlçisë, përmirësimin e tretjes, mbrojtjen kundër diabetit, përmirësimin e sistemit imunitar, uljen e kolesterolit, parandalimin e disa lloje të caktuara të kancerit, eliminimin e kërpudhave (mykut) dhe infeksioneve bakteriale etj. Ato quhen ndryshe edhe si mollët trëndafil, emri shkencor është Syzygium. Ajo e ka origjinën nga Azia Juglindore dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Ato janë të pasura në vitaminë C, fibra dietetike, vitaminë A, kalcium, tiaminë, niacinë, hekur, squfur, dhe kalium. Në mjekësinë tradicionale, fara e mollës janë përdorur për të parandaluar diarrenë dhe dizenterinë. Përbërjet ke to mund të parandalojnë kancerin. Sipas hulumtimeve të hershme dhe shkrimet tradicionale mjekësore pohojnë se ulet incidenca e prekjes nga kanceri i gjirit dhe i prostatës nëse hani më shumë nga kjo mollë.
4. Arrat Betel
Për arrat betel ësht folur shumë, por ne sot do të fokusohemi tek përfitimet e kësaj bime.
Ajo parandalon aneminë tek gratë shtatzëna, falë sasisë së lartë të hekuritdhe nivelit të ulët të sheqerit. Janë shumë të mira për trurin, duke përmirësuar të folurin di dhe kontrollin e muskujve tek disa njerëz. Mund të kontrollojë diabetin, falë arecoline-s. Kjo substancë konsiderohet si shumë e vlefshme për kontrollin e diabetit. Mund të kontrollojë hipertensionin dhe falë tanineve që përmban.
Po të hani arra betel do të keni një ndjenjë euforie duke na bërë të ndjehemi më të lumtur. E përkryer për problemet me stomakun si diarre, problemet me tretjen, dhimbjet e stomakut etj. Ajo vepron gjithashtu si një anti-depresant.
5. Guava
Fruti tropikal që përveç shijes mund të keni edhe përfitime të shumta shëndetësore, është edhe Guava.
Mund ta gjeni në formë dardhe, ovale apo edhe tejet të rrumbullakët, por nuk janë edhe aq të zakonshëm.
Ndërkaq si një frut tropikal, përmban më shumë lisofene, antioksidant të cilë janë luftues të kancerit. Në krahasim me domaten, Guava përmban 20% më shumë se sa to, por trupi i njeriut nuk mund të procesoj shumë nga lisofenet që gjenden në domate nëse ato nuk përgatiten.
E diçka të tillë shumë të shëndetshme mund të përfitoni nga ky frut unik, ngase struktura qelizore e tij lejon që antioksidanti të absorbohet edhe nëse është i gatuar apo edhe natyral.
6. Jackfruit (Pema e bukës)
Është një frut me origjinë nga India, Bangladeshi, Filipinet dhe Sri Lanka, e gjejmë edhe në Hainan të Kinës. Ai njihet për aromën e tij të këndshme që mund të ndihet edhe nga larg. Frut unik si në shije ashtu edhe në formë. Ky frut përmban kalium dhe ekstrakti i tij thuhet se ndihmon në trajtimin e diarresë. Falë oksidantëve ai lufton kancerin, ndërsa rrënjët e tij përdoren për trajtimin e astmës.
Jackfruit përmban përqindje të lartë të vitaminës C, përmban gjithashtu isoflavone dhe antioksidantë. Ky frut lufton ulcerën, po ashtu ndihmon të gjithë ata që vuajnë nga problemet me tretjen.
Konsumimi i këtij fruti ju mban gjithnjë të rinj, pasi ndihmon në ngadalësimin e degjenerimit të qelizave. Lëkura e personave që e konsumojnë atë duket gjithnjë më e re.
Ai gjithashtu trajton tensionin e lartë dhe nervozizmin. Lufton kapsllëkun dhe problemet me lëkurën. 100 gram jackfruit përmban 95 kalori.