Antibiotikë natyralë: bimë aromatike , mjekues të vërtetë
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve shihet si një nga "vrasësit" e fëmijëve, të rriturve dhe moshave të treta.
Kjo është një temë mjaft e diskutuar në botë, dhe pothuajse është i njëjti problem kudo. Përdorimi në masë i antibiotikëve!
Ekspertët vënë gishtin drejt institucioneve përkatëse, të cilët japin hapësirë për keqpërdorimin e antibiotikëve, derisa edhe vetëndërgjegjësimi i popullatës lë për të dëshiruar.
Për përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve janë kritikuar edhe profesionistët shëndetësorë dhe vet pacientët. Për këtë na flet mjekja pediatre Irena Palloshi.
Antibiotiku bio, më i miri....
Në sajë të aftësive të tyre kuruese ekzistojnë një numër bimësh aromatike që mund të konsiderohen pa frikë si antibiotikë natyralë. Perime si qepa apo hudhra, apo bimë aromatike si rigoni, kanella apo xhenxhefili kanë po ashtu aftësi kuruese ndaj sëmundjeve të ndryshme. Gjithnjë e më shpesh, ato janë bërë objekte studimesh, falë aftësive shëruese që kanë. Ja disa alternativa natyrore të mjekimit tradicional, të përshtatshëm për ruajtjen e shëndetit tonë.
Hudhra
Qysh në lashtëshi hudhra është konsideruar si një mjekues natyror , pasi është i pasur në antioksidantë, duke ndikuar në shkatërrimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për dobësimin e organizmit, gjë që çon në sëmundje të zemrës dhe atë kanceroze. Konsumimi i rregullt i hudhrës ndikon në uljen e tensionit të gjakut, lufton infeksionet e lëkurës dhe mbron zemrën.
Qepa
Ashtu si hudhra edhe qepa konsiderohet si një mjekues natyral, me fuqi të mëdha antibakteriale. Qepës i janë atribuar dhe aftsi diuretike, që ndikojnë direkt në dezintoksikimin e organizmit të njeriut. Kjo luan një rol të rëndësishëm anti-inflamator dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Qepa përdoret për parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, gripit sezonal dhe dhimbjeve të fytit.
Avokado
Nga pikpamja shkencore konsiderohet si një nga ushqimet e rëndësishme kundër bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve, ndër të cilët dhe kundër disa prej llojeve të stafilokokëve. Varieteti më i shëndetshëm dhe me vlera të larta antibiotike konsiderohet ai ai avokados kiliane.
Çaji jeshil
Nga gjethet e çajit jeshil prodhohet polifenoli, i cili vepron në sinergji me antibiotikët në traktimin kundër bakterieve, ndër të cilat streptokoku, por dhe infeksionet e prodhuara nga E. Coli. Gjithashtu çaji jeshil është i pasur në antioksidantë dhe është i aftë të parandalojë disa lloje kanceri, kryesisht atë të lëkurës.
Xhenxhefili
Është mjaft i vlefshëm për shëndetin tonë. Mund të konsumohet i freskët, i gatuar por edhe i tharë në formë pluhuri. Nëse e përdorim si çaj xhenxhefili ndikon në parandalimin e gripit, përmirëson dhimbjet e fytit dhe kollën. Xhenxhefili konsiderohet dhe si një ushqim me vlera kundër kancerit.
Rigoni
Rigoni nuk është vetëm një bimë aromatike që përdoret shpesh gjatë gatimit, por një bimë mjekësore, që mbron shëndetin tonë falë vetive terapeutike. Rigoni ka vlera analgjezike, antiseptike dhe antispazmike natyrale. Vaji i përftuar nga rigoni ka veti të fuqishme kundër baktereve, ndërsa përdorimi i tij si aromatizues trajton sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.
Kanella
Kanella nuk përdoret vetëm për aromën e saj të ëmbël, por është me vlera të mëdha për shëndetin e njeriut. Ajo përmirëson dhimbjet menstruale, por është dhe një antibakterial natyral, ul dhimbjet e shkaktuara nga artriti, ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjal dhe përmirëson në mënyrë të natyrshme ftohjen dhe infeksionet e fytit.
Deri tani, "colistin" (antibiotik, polymyxin E) është përdorur vetëm si antibiotik i minutës së fundit, kur të gjithë antibiotikët e tjerë kanë dështuar. Megjithatë, raportet nga "Toronto Star" dhe revista mjekësore britanike, "The Lancet", kanë zbuluar se MCR-1 është dalluar në mostra në Britani të Madhe, Afrikë, Azi etj. Studimet shkencore kanë paralajmëruar prej kohësh, në lidhje me përdorimin e tepruar të anti-biotikëve dhe zhvillimin e rezistencës ndaj tyre. Por për fat të mirë, zgjidhja mund të jenë jo ilaçet, por disa ushqime të caktuara. Ndaj për të gjithë këshilla është: hidhin sytë nga ushqimi.
Ushqime, si: xhenxhefili, mjalti, hudhra dhe perimet e fermentuara me antibiotik natyral, antifungal, me antifungalë dhe antiseptikë, mund të na ndihmojnë të luftojmë bakteret dhe të mbetemi të shëndoshë.
5 ushqime që na ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës gjatë stinës së dimrit, ku ftohja dhe gripi janë shumë më afër nesh.
Zink. Ky mineral forcon barrieren qe pengon prekjen ndaj infeksioneve te ndryshme. Mund te merret si suplement ose e gjen ne ushqime si spinaq, kakao, fasule, thjerreza, karkaleca deti etj.
Perdor një dietë të ekuilibruar dhe të shumëllojshme pa ndarë antibiotikët natyralë si qepa, hudhra, preshi të cilat përmbajnë komponent të squfurit me veprim antibakterial. Këto paralizojnë zhvillimin e mikroorganizmave që i japin origjinë ftohjes.
Konsumo bimën mjekësore Echinacea purpurea. Nga studimet rezulton që është bima që më shumë aktivizon sistemin mbrojtës dhe lufton rinovirusin.
Dietë antigrip. Ushqime që rrisin aftësinë mbrojtëse si perime që përmbajnë acid folik, peshk, bishtaja, fruta të thata të pasur me vitaminë B6 dhe gjithashtu vitaminën B12.
Konsumimi i frutave citrikeve. Të pasur me vitaminë C, mbajnë sistemin imunitar në formë si për shembull ujë me limon, lëng portokalli, kiwi. Sidomos nëse konsumohen në orët e para dhe në darkë, kanë aftësi të largojnë sekrecionet e mbledhura dhe ndihmojnë në përtëritjen e mukozës intestinale dhe të frymëmarrjes.
Supa kundër gripit
Antibiotikët dhe ilaçet e tjera na jepen gjithnjë e më shumë, pasi viruset dhe bakteret shumohen dhe forcohen nga dita në ditë. Supa me hudhra e trumëz mund ta fitojë luftën me viruset e gripit dhe ftohjen. Nëse i besoni hudhrës, atëherë përgatiteni këtë supë sipas udhëzimeve tona:
• Afër pesë thelpinj hudhra të prera imët
• 2 lugë gjalpë
• 2 lugë vaj ulliri
• 2 thelpinj hudhra të kuqe, të prera po ashtu imët
• 1 lugë trumëz të freskët, të grirë imët
• 6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule
• 3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla
Nxeheni furrën në 180 C. Preni majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një fletë alumini. Piqeni në furrë përreth 90 min. Lëreni të ftohet.
Gjatë kësaj kohe, nxehni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përziejini shpesh). Lërini 10 minuta.
Përzieni të gjitha bashkë dhe shtojini edhe trumëzat.
Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta.
Këtë masë të fituar përzieni me mikser derisa ta mbërrini një masë të trashë homogjene. Pastaj shtoni piperin e zi sipas dëshirës.