Edhe pse nuk i përdorim shumë në jetën e përditshme algat e detit janë shumë të rëndësishme, një burim i çmuar për shëndetin tonë. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, dimri është stina e duhur për konsumin e algave, të cilat favorizojnë rezervimin e energjisë "chi" në veshkë. Më parë kemi përmendur që dimri është stina e rezervës, duhet të pakësojmë aktivitetet e sforcuara dhe duhet të konsumojmë ushqime me ngjyrë të errët, të cilët favorizojnë veshkat.

Algat e detit kanë shije të kripur dhe futen tek bimët që ndihmojnë shëndetin e traktit urinar.

Në përbërjen e saj, kjo bimë përmban substanca të pasura ushqyese, si proteina, yndyrna të shëndetshme, fibra po ashtu dhe mineralet e vitaminat si fosfor, hekur, vitaminë B2, karotene, jod etj. Algat e detit parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe ulin riskun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Bima e çmuar quhet ndryshe edhe "ushqimi i bukurisë" apo "ushqim i urtësisë". Për shkak të përbërjes së saj si hekur dhe jod, kjo bimë ndihmon jo vetëm shëndetin në tërësi, por favorizon edhe shëndetin e lëkurës.

Vetitë e algave të detit:

1. Parandalojnë aktivizimin e gjendrës tiroide: Jodi që përmbajnë algat ka vetinë e parandalimit të fryrjes së gushës.

2. Luftojnë hipertensionin: Mineralet që përmbajnë algat si kalcium, magnez, fosfor, kalium etj ndihmojnë në pakësimin e kolesterolit në gjak, rrjedhimisht ndihmojnë edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

3. Reduktojnë nivelin e yndyrnave në gjak: tek algat e detit gjejmë shumë acide yndyrore të pangopura dhe fibra dietike, të cilat ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe rregullojnë punën e zorrëve.

4. Frenojnë rritjen e qelizave kanceroze: Eksperimentet laboratorike kanë treguar se algat e detit kanë aftësi të frenojë dukshëm rritjen e qelizave kanceroze. Ato përmbajnë gjithashtu selen, i cili ka rol të konsiderueshëm në parandalimin e tumoreve.

5. Forcojnë imunitetin: Ato forcojnë imunitetin si dhe përmirësojnë nivelin e humorit.

6. Reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak: Fibrat tek algat favorizojnë personat që kanë probleme me diabetin e tipit 2. Për këtë thuhet se algat kanë aftësi të reduktojnë sheqerin në gjak.

7. Ulin fryrjet: Algat përmbajnë një substancë të quajtur mannitol, e cila ka veti të luftojë hipertensionin dhe fryrjet.

8. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare: Algat përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura, të cilat mund të ulin viskozitetin e gjakut, dhe reduktojnë sklerozën e enëve të gjakut. Prandaj, konsumi i shpeshtë i tyre mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.

9. Flokë më të shëndetshëm. Jodi dhe mineralet e tjera tek algat përgjigjen për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, duke i bërë ato më të shndritshme.

10. Kalciumi: algat e detit përmbajnë nivel të lartë kalciumi.

11. Ndihmojnë për dobësim: Meqënëse ato përmbajnë shumë fibra, të cilat mund të shtojnë ndjenjën e ngopjes dhe janë bimë me kalori të ulët themi se ato janë ushqim ideal i njerëzve që vuajnë nga mbipesha.

Kemi folur shumë për efekte mjekësore të kësaj bime, më poshtë do të prezentojmë disa metoda praktike për gatimin e saj.

1. Alga deti me grurë: Supë shumë e shëndetshme për pacientët me kancer

Nevojiten 40 gramë alga detit të thata dhe 100 gramë grurë. Ziejini ato për afro 30 minuta. Konsumojeni këtë 4 herë në ditë pasi është shumë e shëndetshme.

2. Alga deti me uthull orizi: Ky gatim rekomandohet për pacientët me tiroide

Për këtë nevojiten 30 gramë alga deti të thata dhe pasi bluhen pluhur njomen në uthull orizi për 2 orë. Më pas konsumoni uthullën e orizit, e cila ka efekte mjekësore për të gjitha problemet me tiroiden.

3. Alga deti me sheqer: Efikase për personat e prekur nga bronkiti

Pasi të keni pastruar algat pritini në formë rripash. Vendosini të ziejnë për afro 30 sekonda. Më pas shtoni sheqer në të. Kjo pjatë këshillohet që të konsumohet në mëngjes dhe mbrëmje.

4. Alga deti me palcë kockash

Për këtë nevojiten 200 gramë alga deti, palcë kockash, kripë dhe erëza.

Pasi pastrimit të algave gatuajini në avull. Në një eneë të veçantë zieni kockat. Gjatë gatimit në siprfaqje krijohet një shkumë e bardhë e cila duhet hequr pasi nuk këshillohet. Më pas shtojmë algat dhe i lëmë për rreth 1 orë. Në fund shtojmë kripë dhe erëza për një shije më të mirë.

Algat e detit janë shumë të shëndetshme, por ka disa persona të cilët nuk duhet t'i konsumojnë. Po ashtu nuk këshillohet konsumimi i frutave dhe çajërave së bashku me algat.

1. Pasi keni ngrënë alga deti mos konsumoni çaj ose të hani fruta me shije të thartë, të cilat përmbajnë acide bimore. Algat e detit përmbajnë hekur dhe konsumimi i acideve bimore do të pengojnë thithjen e hekurit nga trupi.

2. Pacientët që vuajnë nga hipertiroidja nuk duhet të konsumojnë alga deti, për shkak të jodit të pasur në këtë bimë, që mund të përkeqësojë sëmundjen e tyre.

3. Gratë shtatzëna dhe nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji nuk duhet të konsumojnë tepër alga deti pasi jodi i kësaj bime mund të hyjë në trupin e bebes nëpërmjet qarkullimit të gjakut ose gjatë gjidhënies.