Arrat janë zgjidhja më e mirë
Vetë forma e arrave është e njëjtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse.
Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez.
Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.
Frutat dhe perimet e kuqe
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe dhe vlerat e tyre
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë organizmin e njeriut në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit. Pigementi i kuq tek frutat dhe perimet përdoret për prodhimin e një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A.
Këtë ngjyrë e gjejmë tek perimet dhe frutat e mëposhtme:
•domatet;
•qershitë;
•mollët e kuqe;
•rrushi i kuq;
•portokalli i kuq
•shega;
•luleshtrydhet;
•specat etj
Frutat dhe perimet e kuqe përmbajnë likopen, acid ellagik, kuercetinë etj. Të gjithë elementët ushqyes tek frutat dhe perimet e kuqe ulin rrezikun për kancerin e prostatës, ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut, zvogëlojnë rritjen e tumorit, neutralizojnë radikalet e lira dhe luftojnë artritin dhe problemet me kyçet.
Frutat dhe perimet e kuqe janë kryesisht të pasur në minerale. Ato janë përgjegjëse për shtimin e vitalitetit. Ushqimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë gjithashtu kundër problemeve emocionale.
Bananet
Atleti më i vjetër në botë është 91 vjeç. Arthur Gilbert nga Anglia thotë se I ha shumë bananet. Studimet kanë treguar se numri magjik është 3–duke ngrënë 3 banane, ju e furnizoni trupin me 1500mg kalium në ditë, por jo vetëm kaq.
Të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë… bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t'i gjeni kudo.
Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit.
Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.
Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.
Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.
Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.
Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit.
Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.
Peshku
Salmoni, toni dhe llojet e tjera të peshkut mund të ndihmojnë pacientët me zemër të jetojnë më gjatë, thonë studimet, pasi acidet yndyrore omega-3 pengojnë shkatërrimin e AND-së. TSipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Hawaii-t u gjet se burrat që hëngën peshk të pjekur ose të zier—dhe jot ë skuqur apo të tharë me kripë—reduktuan rrezikun për sëmundje zemre me 23% në krahasim me ata që hëngrën më pak.
Dy vakte në ditë
Walter Breuning nga Montana ishte njeriu më i vjetër në botë. Ai vdiq në moshën 114. Jetëgjatësinë ia atribuoi ngrënies së vetëm dy vakteve në ditë, raportoi Daily Mail, sepse sipas tij "aq na nevojiten."
"Mendoj se duhet të ngriheni nga tavolina kur jeni edne të uritur," tha Breuning në vitin 2009. Breuning hante mëngjes tepër të bollshëm dhe drekë. Darkë nuk hante, por pinte shumë ujë dhe hante shumë fruta.
Dieta japoneze
Peshk, tofu dhe perimet janë ushqime tradicionale në Japoni. Banorët në Okinawa, e ashtuquajtur zonë blu për jetëgjatësinë konsumojnë 60 në 120 gramë sojë në ditë krahasuar me zero gramë që konsumon një amerikan. Shumë specialistë besojnë se po të ndjekim modelin e dietës japoneze mudn të dobësohemi si dhe të jetojmë më gjatë: Ashtu si një titull libri, "Gratë japoneze nuk plaken dhe nuk shëndoshen."
Dieta mediterrane
Pothuajse çdo muaj dalin dieta të reja, por dieta mesdhetare është cilësuar nga specialistët si dieta më e mirë. Ajo të zgjat jetën, pasi konsiston në ushqime që plotësojnë kërkesat ditore për minerale dhe vitamina. Gjithashtu kjo dietë është një dietë e balancuar e përbërë kryesisht nga frutat, perimet, drithërat dhe vaji i ullirit.
Kjo është dieta e vendeve mesdhetare si Italia, Greqia, Spanja dhe Franca jugore. Ushqimi bazohet në traditën e kuzhinës së këtyre vendeve ku bëjnë pjesë drithërat, mishi, peshku, perimet, frutat, qumështi dhe vezët. Përbërësi kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit. Nëse ky vaj përdoret në sasinë e duhur është një mik shumë i mirë i shëndetit pasi ai përmban sasi të konsiderueshme antioksidantësh.
Vaj ulliri përdoret si në sallatë ashtu edhe për të gatuar. Duhet që vaji i ullirit të jetë cilësor dhe nëse përdoret me sallatë duhet përzjerë me lëng limoni ose uthull. Atë mund ta përdorni për peshkun apo gatime të tjera gjithashtu.
Dieta nordike
E njohur po ashtu si dieta Viking ose dieta skandinave, fokusohet tek konsumi i lakrës, perimeve, tërshërës dhe peshkut. Sipas një studimi 12-vjeçar pjesëmarrësit që ndoqën dietën nordike kishin 4 deri në 6 për qind më pak rrezik për vdekje.
Gatimi i shtëpisë
Gatimi I shtëpisë është bileta juaj për të jetuar më gjatë. Sipas një studimi të vitit 2012 nga Universiteti i Cambridge njerëzit që gatuanin të paktën 5 herë në javë kishin 47% më shumë shanse për të jetuar një periudhë 10-vjeçare në krahasim me ato që hanin jashtë shumicën e rasteve.