1. Patatja e ëmbël parandalon kancerin falë përmbajtjes së lartë të vitaminës A.
2. Të hani darkë vonë rrit incidencën për kancer në ezofag
3. Mos hani më shumë se 3 vezë në ditë, sidomos nëse jeni diabetik, pasi rrit rrezikun për sëmundje zemre.
4. Frutat duhet të konsumohen para buke, pasi trupi i përthith më mirë vitaminat dhe mineralet
5. Mos pini çaj gjatë menstruacioneve.
6. Mos hani domate me stomak bosh
7. Pini një gotë ujë me limon dhe mjalt menjëherë sa të zgjoheni.
8. Mos hani darkë gjatë 3 orëve para gjumit.
9. Mos hani bukë të thekur shumë (të djegur) pasi mund të shkaktojë kancer
10. Mos e karikoni telefonin apo pajisje të tjera kur flini
11. Pini 10 gota ujë në ditë për të parandaluar kancerin në fshikëzën e urinës
12. Pini më shumë ujë gjatë ditës se gjatë natës
13. Mos pini më shumë se dy filxhanë kafeje në ditë pasi mund të shkaktojë pagjumësi ose gastrit.
14. Hani më pak ushqime me yndyrë pasi trupi i nevojitet 5-7 orë për të tretur këtë grup ushqimesh dhe do t'ju bëjë të ndiheni i lodhur.
15. Hani më pak pas orës 5 të pasdites
16. Hani ushqime që ju rrisin humorin, peshk, banane, qitro, spinaq, hudhër, pulë dhe pjeshkë.
17. Të flini më pak se 7 orë gjumë ju ndikon tek funksioni I trurit
18. Nëse merrni një sy gjumë në drekë ju bën të dukeni më të rinj
19. Merrni sasinë e duhur të omega 3 me një grush arra
20. Merrni sasinë e duhur të vitaminës E duke ngrënë një grusht me fara luledielli
21. Qëndroni për të paktën 15 minuta në diell çdo ditë për të marrë vitaminën D në mënyrë natyrale
22. Hani një spec në ditë për të marrë vitaminën C në mënyrë natyrale
23. Hani 2 kupa me kos çdo ditë për të marrë sasinë ditore të kërkuar për calcium
24. Pastroni trupin me shparg dhe perime të tjera me gjethe jeshile
25. Largoni mendimet negative nga koka, sidomos gjatë ngrënies
Probleme me stomakun? Ndiqni këshillat e mjekëve kinezë
Ka shumë shkaqe që çojnë në probleme me stomakun. Më të zakonshmet janë problemet me tretjen, ulcerat e stomakut, fryrje apo gazra etj.
Kur vuani nga problemet gastrointenstinale mire është që të reduktoni disi sasinë e ushimeve dhe qëndroni të hidratuar
A keni probleme me tretjen kur ndiheni të stresuar apo të mërzitur?
Mia, nga Asian Beauty Secrets, na tregon disa këshilla tradicionale kineze që ta ndihmojnë stomakun tuaj të tresë më mire ushqimin, duke ngrënë ushqimet e duhura dhe duke bërë një teknikë të thjeshtë masazhi.
Ja këshillat e mjekëve kinezë për shëndetin e stomakut
-Hani ngadalë, me kafshata të vogla, përtypeni mirë ushqimin. Mbingopja lodh stomakun dhe shkakton lodhje dhe problem me tretjen.
- Hani shpesh dhe nga pak dhe hani derisa të jeni 80% të ngopur
- Mundohuni t'i hani vaktet pothuajse në të njejtin orar. Stomaku do të mësohet me këtë rutinë dhe do ta presë ushqimin në orarin e zakonshëm.
-Mos hani ushiqme të përpunuara dhe mundohuni të mbani një dietë me ushiqme me fibra.
-Mos u shtrini në darkë me stomakun plot, hani 3 orë përpara se të flini –- -Mos bëni stërvitje menjëherë pas buke, jepini të paktën 30 minuta kohë stomakut të tresë ushimet.
-Pini ujë përpara dhe pas buke, jo në mes
- Stresi i bën dëm stomakut dhe përkeqëson tretjen prandaj merruni me aktivitete ditore që ndihmojnë në menaxhimin e stresit.
Ushqimet e shkëlqyera për stomakun
Orizi është i shkëlqyer për trajtimin e diaresë.
Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për stomakun. Nxit qarkullimin e gjakut në stomak duke ndihmuar në lehtësimin e tij.
– Papaja ndihmon stomakun në mbajtjen e një mjedisi acid, ideal për tretjen. Përmban gjithashtu enzima që metabolizojnë proteinat.
Probiotikët si kosi ju ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të bakterieve në zorrë dhe të florës bakteriale.
Nëse i keni provuar këto këshilla dhe stomaku juaj vazhdon të ketë problem shkoni tek një mjek.
Disa zakone të këqija që dëmtojnë shëndetin e stomakut
1. Ngrënia pa orar: stomaku është një organ që zbaton rreptësisht orarin e tretjes. Brenda një dite, stomaku nis sekretimin e lëngjeve tretëse në sasi të ndryshme. Pas tretjes prodhohet një sasi më e lartë me qëllim tretjen e ushqimeve në kohë. Nëse nuk zbatojmë orarin e ngrënies, aciditeti i lartë mund të dëmtojnë mukozën e stomakut.
2. Ngrënia tepër e shpejtë e ushqimit: gëlltitja e ushqimit pa e përtypur mirë më parë bën që të shtohet puna e stomakut, duke lodhur të gjithë organizimin. Përtypja jo e mirë e ushqimit do të sjellë edhe probleme në sistemin e aparatit tretës.
3. Mbingopja: Ngopja e tepërt jo vetëm që shkakton mbingarkesën e stomakut, keqtretjen, por edhe mund të sjellë sëmundje akute të stomakut si gastriti, ulcera etj. Mbingopja sidomos gjatë vaktit të darkës do të shkaktojë pasoja për stomakun, i cili do të sekretojë më tepër lëngje për tretjen gjatë natës, duke çuar në shfaqjen e ulcerës etj. Ky zakon dëmton jo vetëm shëndetin e stomakut, por edhe cilësinë e gjumit.
4. Ngrënia duke lexuar ose duke parë televizor: Shumë prej nesh na pëlqen të hamë duke lexuar gazetën, apo duke parë një film. Si rezultat, aktivitetet e leximit dhe argëtimit shkaktojnë furnizimin e trurit me shumë gjak, duke shkaktuar një mungesë të gjakut në aparatin tretës. Kjo do të ndikojë sekretimin e lëngjeve të tretjes, që mund të shkatojë sëmundje kronike të stomakut.
5. Konsumimi i tepërt i mezeve: Ky zakon do të shkatërrojë rregullat e zakonshme të stomakut për sekretimin e lëngjeve të tretjes. Stomaku do të nisë punën duke qenë i papërgatitur. Si rezultat, stomaku nuk ka kohën e mjaftueshme të pushimit dhe mund të preket nga sëmundje të ndryshme për shkak të lodhjes.
6. I ftohti dhe konsumi i ushqimeve të ftohta: Kur trupi ftohet stomaku ynë do të jetë i pari që do të reagojë nëpërmjet fenomeneve të tilla si dhimbje, gazra të përziera, diarre etj. Disa persona që pëlqejnë të konsumojnë ushqime të ftohta, veçanërisht gjatë stinës së verës, do të preken nga problemet e uljes së rezistencës së stomakut kundër sëmundjeve të ndryshme.
7. Konsumi i ushqimeve tepër pikante: Ushqimet pikante do të stimulojnë mukozën e stomakut. Konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve do të shkaktojë gastrit kronik.
8. Konsumi i tepërt i duhanit dhe i pijeve alkoolike: pirja e duhanit mund të shtojë incidencën e ulcerës dhe kancerit në stomak. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike mund të dëmtojë drejtpërdrejt mukozën e stomakut, duke shkaktuar gastritin, ulcerën dhe gjakderdhjen në stomak. Personat që konsumojnë shumë pije alkoolike kanë edhe probleme me rënien e oreksit.
9. Lodhja e tepërt: lodhja e tepërt shkakton jo vetëm uljen e rezistencës së trupit, por edhe dobësimin e mukozës së stomakut në rolin e mbrojtjes, si dhe furnizimin e paplotë të stomakut me gjak etj.