Ka shumë shkaqe që çojnë në probleme me stomakun. Më të zakonshmet janë problemet me tretjen, ulçerat e stomakut, fryrje apo gazra etj.
Kur vuani nga problemet gastrointenstinale mirë është që të reduktoni disi sasinë e ushqimeve dhe qëndroni të hidratuar.
A keni probleme me tretjen kur ndiheni të stresuar apo të mërzitur?
Mia, nga Asian Beauty Secrets, na tregon disa këshilla tradicionale kineze që ndihmojnë stomakun tuaj të tresë më mirë ushqimin, duke ngrënë ushqimet e duhura dhe duke bërë një teknikë të thjeshtë masazhi.
Ja këshillat e mjekëve kinezë për shëndetin e stomakut
-Hani ngadalë, me kafshata të vogla, përtypeni mirë ushqimin. Mbingopja lodh stomakun dhe shkakton lodhje dhe probleme me tretjen.
- Hani shpesh dhe nga pak dhe hani derisa të jeni 80% të ngopur
- Mundohuni t'i hani vaktet pothuajse në të njëjtin orar. Stomaku do të mësohet me këtë rutinë dhe do ta presë ushqimin në orarin e zakonshëm.
-Mos hani ushqime të përpunuara dhe mundohuni të mbani një dietë me ushiqme me fibra.
-Mos u shtrini në darkë me stomakun plot, hani 3 orë përpara se të flini
-Mos bëni stërvitje menjëherë pas buke, jepini të paktën 30 minuta kohë stomakut të tresë ushimet.
-Pini ujë përpara dhe pas buke, jo në mes
- Stresi i bën dëm stomakut dhe përkeqëson tretjen prandaj merruni me aktivitete ditore që ndihmojnë në menaxhimin e stresit.
Ushqimet e shkëlqyera për stomakun
-Orizi është i shkëlqyer për trajtimin e diaresë.
-Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për stomakun. Nxit qarkullimin e gjakut në stomak duke ndihmuar në lehtësimin e tij.
– Papaja ndihmon stomakun në mbajtjen e një mjedisi acid, ideal për tretjen. Përmban gjithashtu enzima që metabolizojnë proteinat.
-Probiotikët si kosi ju ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të bakterieve në zorrë dhe të florës bakteriale.
Nëse i keni provuar këto këshilla dhe stomaku juaj vazhdon të ketë probleme shkoni tek një mjek.