Akazhut janë të mbushura me kalori, antioksidantë, minerale dhe vitamina që janë tepër të rëndësishme për shëndetin.

Akazhu ose "kazhu" në portugisht, është një lloj arre tepër e shijshme dhe e famshme në mbarë botën.

Kjo pemë e ka origjinën nga Brazili. Është e përhapur në mbarë globin nga eksploruesit portugezë dhe sot kultivohet në shumë vende si Brazil, Vietnam, Indi dhe në shumë vende afrikane.

Përfitimet shëndetësore

Akazhut kanë shumë kalori – në 100 g kanë 553 kalori. Janë të mbushura me fibra dietike, vitamin minerale dhe një numër fitoelementësh që ndihmojnë kundër sëmundjeve dhe kancerit.

Ato janë të pasura me acide yndyrore të dashura për zemrën si omega 3 dhe 6. Këto acide luftojnë kolesteroline keq duke shtuar ate të mirin.

Një grusht me akazhu në ditë ofron sasinë e nevojshme për minerale, përfshi kalium, bakër, hekur, magnez, zink dhe selen.

Akazhut përmbajnë gjithashtu vitaminë B5, B-6, B-1). Në 100 g akazhu ka 32% të kërkesë ditore për pyridoxine, e cila redukton riskun për anemi. Niacina ndihmon në parandalimin e problemeve me lëkurën.

Përdorimi

Akazhut mund t'i hidhni në pilaf

Mund t'i konsumoni me lakër brukseli dhe domate.

Ose pilaf me ananas dhe akazhu

Ose mund t'i konsumoni në formë snack-u.

Duhet të bëni kujdes pasi disa persona mund të jenë alergjikë ndaj këtyre arroreve, alergji që mund të nisin me skuqje të lëkurës, probleme me frymëmarrjen, dhimbje abdominale, të përziera dhe diarre.

Kjo alergji vjen nga një kimikat të quajtur acid anacardic (urushiol). As qenit tuaj nuk këshillohet t'i jepni akazhu pasi mund të pësojë helmim.