Të gjithë e dimë sheqeri nuk bën mirë për rënien në peshë dhe nivelet e insulinës; marrja me tepricë e tij çon në rezistencë të insulinës dhe diabet të tipit II. Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se sheqeri vepron si një "plehërues" për bakteret "e keqija" në zorrët e tyre, gjë që është katastrofike për ata që duan bien në peshë.
Dhe sheqeri është kudo duke përfshirë edhe gjithë ato "produkte pa yndyrë" që kujtonit se ishin të shëndetshme. Ja një listë e shpejtë e ushqimeve plot sheqer që shumica prej nesh hanë: drithërat (sidomos ato për fëmijë), shprishat e të gjitha llojeve, mëlmesat, frutat dhe ëmbëlsirat sigurisht, lëngjet, uji i gazuar, çamçakëzi, karamelet, pluhurat proteinikë, akulloret, pudingu, frutat e thata, fruta te konservuara, frutat e ngrira, kosi, vera, salcat etj., etj.
Ndoshta tani po mendoni: "Po unë përdor ëmbëlsues artificialë". E dini? Ato janë edhe më të këqija se sheqeri i zakonshëm, pasi një studim i kryer në Universitetin Duke tregoi se ato përmbajnë një atom klori që vret bakteret e mira në zorrën tuaj ashtu si klori vret mikroorganizmat në pishina. Mos u besoni fjalëve përëmbëlsues pa sheqer. Si është puna që nuk ju pëlqen ushqimi i vërtetë? Jeni përtacë? Nëse jeni vërtet të tillë, shumë keq, ndoshta do të vdisni dhjetë vjet më shpejt. E dimë, strategjia "Jo sheqerit" kërkon që të hiqni dorë nga shumë prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera, diçka që mjaft njerëz nuk janë në gjendje ta vazhdojnë gjatë. Por duhet të gjeni një mënyrë për t'ia dale mbanë.