Për mijëra vite, kërpudhat janë përdorur në Azi pasi kanë shumë veti të mire për shëndetin. Kërpudha Maitake është cilësuar si "Mbreteresha e Kërpudhave" për vetë faktin se është superiore ndaj kërpudhave të tjera. Studimet e fundit kanë treguar se kërpudha Maitake është ideale në forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar kancerin.

Studimet në vitet '70 në Japoni tregojnë më së miri vetitë e kësaj kërpudhe. Shkencëtarët arritën në përfundimin se kërpudha ka efekte antitumoriale.

Specialistët e Maitake-s thonë se kjo kërpudhë përmban qeliza imune që mbrojnë kundër kancerit dhe e luftojnë atë pasi ato sulmojnë drejtpërdrejt qelizat tumoriale.

Maitake stimulon gjithashtu prodhimin e qelizave të bardha në organizëm.

Maitake redukton efektet negative të kimioterapisë

Sipas një studimi, Maitake redukton efektet negative të kimioterapisë, si të përziera, marrje mendsh, humbje peshe, lodhje etj.

Doza

Doza ditore për ekstrakt Maitake varet nga pasha trupore dhe është 0.5mg në 1.0 mg për çdo 1 kg peshë trupore në ditë. Kjo përkthehet në një dozë rreth 35-70 mg në ditë. Ky studim përdori 3 mg/kg për të treguar efektet e menjëhershme klinike. Për rezultate më të mira merrni 20 minuta përpara buke ose në stomak bosh.