90% të banorëve të moshuar kinezë po jetojnë në shtëpi dhe janë plotësisht të varur nga familja e tyre ose nga vetja e tyre, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Një shoqëri me rritje të numrit të të moshuarve nënkupton një presion të jashtëzakonshëm për individët në moshën e punës, të cilët në kulturën kineze konsiderohen si kujdestarët kryesorë për të moshuarit.

Në vijim do të paraqesim disa nga metodat që lehtësojnë këtë presion.

Qendrat publike e kujdesit të moshës së tretë

Qendra për kujdesin ndaj të moshuarve të financuara nga qeveria po zhvillohen shpejt në qytetet e mëdha. Për shembull, në Pekin, u ngrit qendra e parë e komunitetit të kujdesjes së të moshuarve në vitin 2017. Tani, në kryeqytetin kinez ka mbi 1000 qendra të tilla në zonat e banimit.

Në Pekin, këto qendra të hapura në ditët e javës, ofrojnë vaktet dhe kontrolle shëndetësore bazë, dhe organizojnë veprimtari rekreative për pensionistët që jetojnë afër. Këto shërbime ofrohen me një tarifë minimale ndërsa qeveria mbulon kostot e tjera.

Mulan 60 vjeç e ka vizituar shpesh qendrën e kujdesit së të moshuarve në Songyuli, një kompleks apartmentesh të vjetër në juglindje të Pekinit. Ajo u përfshi në grupin e këngës dhe tha se kjo qendër i ndihmon pensionistët të rifitojnë ndjenjën e vetbesimit dhe të të qënit të dobishëm.

"Mësuesit e muzikës na kërkojnë që të regjistrojmë veten kur këndojmë dhe t’i dërgojmë klipet me WeChat për të garantuar se po praktikojmë në shtëpi. Kjo më duket si një rikthim në shkollë," tha Wu.

Përveç shërbimeve bazë, të moshuarit në lagje mund të gëzojnë shërbime të tjera si çmime të lira për prerjen e flokës, manikyr-pedikyr, masazh ose shkuarjen në udhëtime afatshkurtra, shërbimet që të moshuarit nga zonat të tjera nuk mund të gëzojnë.

"Këto qendra operohen nga subjekte të ndryshëm biznesi, përfshi kompanitë e kualifikuara të sigurimit, institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore, prandaj cilësia e shërbimeve mund të jetë e ndryshme," tha Cui Yang, kreu i qendrës së kujdesit për të moshuarit në Songyuli, i cili punon gjithashtu me kohë të plotë në një spital të afërt publik. Ky spital e vendosi Cui si përgjegjës kur aplikoi për operimin e kësaj qendre për të moshuarit.

Qëndrimet e shkurtra

Shtëpitë e të moshuarve kanë nisur ofrimin e shërbimeve të ndryshme për t’u kujdesur për të moshuarit që jetojnë në shtëpi, si qëndrimet afatshkurtra gjatë periudhave të veçanta.

Kujdesi Shëndetësor "Sinohome", i themeluar së bashku nga kompania e menaxhimit të investimeve Hopu Fund dhe kompania e sigurimeve Dajia, operon dy azile pleqsh në qendër të Pekinit. Ai ofron shërbimin e qëndrimit brenda 30 ditëve për të moshuarit që duhet të jetojnë pa kujdestarë personal për një periudhë.

Tan Jiangyi, presidenti i degës së Sinohome-së në Chaoyang, tha se shërbimet e afatshkurtra janë ofruar në fillim për të moshuarit që nuk kanë mbikëqyrje gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, kur ndihmësit e punësuar duhet të largohen për t’u bashkuar me familjarët. U befasuam se si ky shërbim sa vjen e rritet në më shumë raste të tjera të posaçme.

Një vendndodhje e përshtatshme dhe një model i menaxhimit "gjysmë i hapur" u mundësojnë ndërmarrjeve si Sinohomes që të angazhohen në shërbimet e kujdesit të të moshuarve në shtëpi ose në komunitet. Dega e Sinohome-s në Chaoyang ndodhet brenda Unazës së 3-të lindore dhe duhen vetëm 20 minuta ecje për të mbërritur tek një qendër e madhe tregtare dhe banorët pa problemet serioze të shëndetësisë mund të dalin lirisht gjatë ditës.

"Është e lehtë për njerëzit që punojnë në këtë qytet, të dërgojnë ose vizitojnë prindërit e tyre atje. Dhe shpresojmë se të moshuarit që jetojnë këtu mund të flasin drejtpërdrejt me të tjerët në mënyrë që ata mos të ndihen të shkëputur nga komuniteti," tha Tan.

Shumë shtëpi pleqsh tregtare në qendër të qytetit, duke përfshirë Sinohome, janë lejuar që të marrin pjesë në programin e qeverisë për kujdesin e të moshuarve në bazë të komunitetit, duke filluar ofrimin e vakteve ndaj pensionistëve që jetojnë afër.

Shërbimet ambulatore të infermierisë

Platforma e parë kineze e infermiereve, “Goldnurse”, u hap në vitin 2016. Qytetarët mund të gjejnë një infermier që u shkon në shtëpi.

Investimet hynë shumë shpejt në këtë fushë pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i hapi dritën jeshile këtij modeli në disa rajone, duke përfshirë Shangai, Pekin dhe provincë Zhejiang në vitin 2019.

"Xiaolu" është një tjetër aplikacion. Prej dhjetorit të kaluar, ky aplikacion u ka shërbyer 20 mijë përdoruesve në të paktën 4 qytete në provincën Zhejiang. Biznesi i tij është mbi 70% i lidhur në shërbimet e kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

"Shërbimi në internet është shumë i nevojshëm për ta dhe qeveria lokale bleu shërbimet tona për grupet më të brishta për mirëqenien shoqërore,"tha Shou Dingli, themeluesi dhe menaxheri i përgjithshëm i Xiaolu.

Megjithëse ekzistojnë këto përfitime, Shou vuri në dukje se mënyra e jetesës dhe konsumit e disa të moshuarve mund të pengojnë këto aktivitete tregtare.

"Përdoruesit e moshuar në platformën tonë të shërbimeve kanë lindur kryesisht nga viti 1930 deri në vitin 1950. Ata janë shumë të kujdesshëm me shpenzimet. Shërbimi i infermierisë është pak më i shtrenjtë se çmimi që ofrohet në spital për shkak të kostos së punës, që të moshuarit kanë një kohë të vështirë të pranimit." tha Shou.

Autoritetet lokale kanë forcuar kërkesat për ofruesit e shërbimeve mjekësore në internet, për shkak të sigurisë së mjekëve. Për shembull, Pekini u ka ndaluar platformave të infermierit injeksionit intravenoz në shtëpitë e përdoruesve.

Shou tha se përdoruesit e moshës së mesme kanë vullnet më të madhe për të paguar shërbimet mjekësore profesionale, dhe ata bëjnë shpesh porositë në shërbimet nëpër internetit për prindërit e tyre, një shenjë që tregon kërkesën e ardhme. (Xu Guang)