"Ekziston një fenomen i dukshëm, që është rritur numri i rinjve që vuajnë nga një problem i shëndetit mendor në dekadën e fundit në Britaninë e Madhe, por edhe në tërë botën," tha Dominique Thomson, eksperte e shëndetit mendor të të rinjve.
"Më pas, erdhi COVID-19, që pati një ndikim jashtzakonisht të madh te të rinjve," tha ajo për CGTN Europa.
Sipas qendrës së shëndetit mendor, një në 6 nxënës të moshës së shkollës në Britaninë e Madhe ka një problem të shëndetit mendor. Kjo është një rritje alarmante nëse e krahasojmë me raportin 1 në 10 që ishte në vitin 2004 dhe 1 në 9 në vitin 2017, sipas të dhënave të grumbulluara nga NHS Digjital, të vitit 2020.
Problemet e zakonshme të shëndetit mendor, si depresion dhe ankth po shtohen te të rinjtë e moshës nga 16 deri 24 vjeç. Afro 26% e të rejave kanë këto probleme, 3 herë më shumë se 9.1% e meshkujve (nga McManus et al, 2016).
Si kanë ndikuar masat kufizuese të COVID-19 tek të rinjtë?
Ajo tha se shkaqet e shqetësimeve te të rinjtë gjatë pandemisë përfshijnë prekjen nga virusi i COVID-19, pasigurinë akademike, gjendjen sfiduese familjare dhe shqetësimet financiare.
Thompson shtoi se izolimi dhe vetmia kanë qenë edhe problemet e dukshme. Si qënie njerëzore, ne duhet të jemi lidhur me të tjerët dhe të qenit vetëm ndikon në gjendjen shpirtërore, gjumin, shëndetin fizik dhe marrëdhëniet.
Thompson tha se ajo i kupton me të vërtetë të rinjtë, meqenëse "ata kanë përjetuar një ndër periudhat më të vështira emocionale gjatë pandemisë."
"Brezi i vjetër ka përjetuar sulmet më të rënda fizike,"tha ajo. "Por brezi i ri ynë duhet të dhe do të përmbajë barrën emocionale për një periudhë më të gjatë."
Studimi i Shëndetit Mendor MQ ka bërë një studim për ta provuar mirëkuptimin tonë mbi ndikimin e plotë të pandemisë mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e afatgjatë të njerëzve të rinj. Kjo veprimtari përqëndrohet tek krijimi i një botës ku sëmundja mendore mirëkuptohet, trajtohet në mënyrë efektive dhe në fund të parandalohet.
Thompson theksoi gjithashtu rolin që rrjetet sociale kanë luajtur në jetën e të rinjve gjatë pandemisë. Ajo tha se rrjetet sociale kanë mundësuar komunikimin virtual mes njerëzve që të vrasin kohën e tyre sa më mirë.
"Por ky lloj komunikimi nuk ofron të njëjtën cilësi si marrëdhëniet ballë për ballë," tha ajo.
Ajo shtoi se megjithëse disa të rinj kanë vazhduar dhe zhvilluar mekanizmat e tyre të përballimit, presioni nuk mund të jetë i mirë për ta në një periudhe të gjatë.
"Nuk mendoj se dikush prej nesh e di nëse do të ndihet i mbingarkuar ose nëse kthimi tek normaliteti do u lehtësojë stresin dhe ankthin apo do t’u përmirësojë humorin," tha ajo.
Një përvojë e përzier
"Në të vërtetë, më pëlqeu mbyllja e parë, pasi ishte një bekim i maskuar për mua. Kisha me të vërtetë nevojë për një ngadalësim të ritmit," admiroi Deepanshi Gulati. "Punoj e veproja me shpejtësi të plotë, duke mos qenë i vetëdijshëm, nuk shijoja momentin, pra nuk isha pranishëm në atë moment."
Por mbyllja e Britanisë së Madhe ka qenë një sfidë për të. "I kam vëzhguar mendimet që më pushtojnë ndonjëherë," ajo tha. "Ai edhe kishte një efekt shumë serioz mbi shëndetin mendor dhe fizik." Ajo ndihet se përfitimet kanë qenë më të shumta se humbjet.
Për Hannah Belfon, pandemia është nisja e periudhës së vështirë. Në janar të vitit 2020, një mik i saj i ngushtë kreu vetëvrasje.
"Në fillim, isha shumë e pikëlluar, por tani jam pak më mirë," tha ajo.
Shëndeti mendor i saj u përkeqësua. "Unë isha e detyruar të përcaktoj se puna nuk mund të jetë përparësia ime, duhet të kthehem tek gjërat bazë për të rifilluar përsëri."
Belfon kishte gjithashtu çrregullime obsesive kompulsive, prandaj kur mësoi herën e parë informacionet mbi COVID-19, ajo shqetësohej se shëndeti i saj do të përkeqësohej dhe kështu iu shtua ankthi. Ajo është e mendimit se është diçka shumë e mirë që dezinfektantët e duarve ofrohen në mënyrë të pakufizuar.
"Kjo është diçka e padukshme, mund të bëni çdo gjë për ta parandaluar siç bëra unë, por u preka nga COVID në Ditën e Krishtlindjes," tha ajo.
Më në fund, ajo filloi të gëzonte kohën e saj gjatë mbylljes. "Kjo ishte hera e parë që mund të shpenzoj kohë cilësore me babanë tim qysh nga koha kur isha fëmijë," tha ajo. "Më pëlqen se m’u kujtua koha kur ishim bashkë një familje."
Në të njëjtën kohë, Dawn Irwin ishte e shqetësuar se shëndeti mendor i vajzës së saj mund të përkeqësohej kur nisi vala e parë e pandemisë. Ajo me të drejtë ishte shqetësuar: ankthi i vajzës së saj ishte përkeqësuar për shkak të koronavirusit.
Vajza kishte fobi të largohej nga shtëpia dhe lahej për 3 herë një ditë. Ajo nuk shkonte në dyqan për të blerë gjërat e domosdoshme dhe i lante gjërat e blera disa herë para përdorimit.
Ajo pati dhe sulmin e parë të panikut në afro 15 vjet, por një gjë e lehtësoi më shumë nënën e saj, vajza tani është përmirësuar. Ajo ka mësuar si të përballet me gjërat e ditës, të jetës së vetes dhe nuk është më e varur nga shoqërimi i të tjerëve për t’i shpërqendruar mendimet e saj.
"Ajo po ha më mirë dhe mund të punojë jashtë shtëpisë. Shpresojmë se ajo do të vazhdojë këto zakone pas përfundimit të mbylljes," tha Irwin.
Çfarë përkrahjesh u nevojiten të rinjve?
Belfon zbuloi se bisedat me mësuesit, familjen dhe miqtë e saj, e ndihmuan shumë atë, por kjo nuk duhet të jetë varësi.
"Miqtë dhe familjarët janë ndihma më e mirë që mund të merrni," tha 21 vjeçarja.
Pasi zgjodhi shumë probleme të shëndetit mendor të sajat, Gulati tha se nevojitet shumë forcë që të flasë dhe të ketë besimin tek dikush.
"Nderoni këtë besim, vetëm dëgjoni, meqenëse ata nuk kërkojnë sugjerime. Ata vetëm dëshirojnë që dikush të vërtetojë ndjenjat e tyre," sugjeroi ajo.
Ky është një sugjerim që Thompson i bën jehonë. Ajo tha se 3 gjërat që çdo person mund të bëjë pa nevojë për asnjë trajnim të posaçëm janë: dëgjimi, besimi dhe dhënia e shpresës.
"Ndonjëherë, na nevojitet një dritë në fund të tunelit, pak dritë shprese që mund ta bëjnë gjërat më të mira," tha ajo.
Irwin propozon një qëndrim të sinqertë dhe për të normalizuar bisedën mbi problemet e shëndetit mendor.
"Vetëm provoni dhe përqafoni këto aktivitete, meqenëse është një pjesë e atyre që janë kështu, " tha ajo. "Kur përpiqemi për të ndryshuar këtë gjë dhe ta mohojmë këtë problem, ne u themi atyre se nuk është OK." (Xu Guang)