Në fillim të vitit 2021, dy histori paksa të pazakonta u përfolën në mbarë Kinën. Një 26 vjeçare, e cila e kaloi e vetme Vitin e Ri Hënor në apartmentin e saj në Pekin për shkak të kufizimit të udhëtimeve nga virusi i COVID-19, ngeci aksidentalisht brenda tualetit. Pas mbi 30 orësh në panik, duke u stërmunduar të gjente ndihmë nga jashtë, ajo më në fund arriti të shpëtojë nga një fqinj i cili dëgjoi goditjet në një tub.
Në jugperëndim të Kinë, Chongqing, një teknik 39 vjeçar hyri në një qendër trajtimi pasi u diagnostikua me sinovit kronik. Arsyeja ishte shumë pikëlluese: Si një beqar, prindërit e të cilit janë larguar nga jeta, nuk kishte asnjë person që të kujdeset për të.
Të dy të rinjtë janë ndër miliona personat në Kinë, që quhen si "njerëz të rinj me fole bosh," term që është huazuar nga shtëpia bosh e prindërve kur iu ikin fëmijët nëpër qyteteve apo shteteve të tjera për të jetuar. Me një numër të rritjes së beqarëve në grupmoshën 20-30 vjeçare, që jetojnë vetëm në qytete të mëdha, këto ngjarje po bëhen më të zakonshme.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018 kishte 77 milionë të rinj të pamartuar kinezë që jetonin vetëm. Këtë vit ky numër mund të arrijë në 92 milionë.
Kjo prirje, që lidhet me një rënie të qëndrueshme të martesave dhe lindjeve në Kinë, ka tërhequr vëmendjen e politikëbërësve. Në fillim të këtij muaji, një këshilltar politik propozoi më shumë përkrahje shoqërore, duke përfshirë shëndetin, financën dhe shërbimet për njohjen e kandidatëve të martesës që synojnë veçanërisht këtë grup.
Ling Si jetuar vetëm në Pekin për mbi 5 vjet pas diplomimit. Megjithëse ai zakonisht është i zënë me punë dhe e zë kohën me hobi si sportet etj., përsëri ka disa momente kur ai bëhet më i vetëdijshëm për statusin e tij të vetëm. "Si koha kur jam i sëmurë," tha Ling.
Në moshën 28 vjeçare, një ish-punonjës IT-je ka ndejtur pushim për disa muaj dhe më pas ai shqetësohej të rikthehej në punë përsëri.
Ky djalë i brezit të mijëvjeçarit tha për CGTN-in se i duket sikur nuk mund të shoqërohet me të tjerët. Ai provoi të takohet me një vajzë, por rezultatet nuk ishin të kënaqshme. "Asgjë nuk bëhet me forcë," tha ai.
Shoqëria e vetmuar
Kina po ngjason me vendet e industrializuara ku individët që jetojnë vetëm po shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo prirje është më e dukshme në Evropë, ku familjet me vetëm një person zënë mbi 40% të familjeve të përgjithshme në shumë vende të BE-së.
Në të njëjtën kohë, vetëdija për vetminë është në rritje në shoqëri, tha ekspertët. David McDaid, një studiues për shëndetin mendor në Shkollën e Londrës të Ekonomisë, mendoi se rritja e familjeve bërthamore dhe ndjenja e shkëputjes në vendin e punës forcuan vetminë në vitet e fundit.
Me përhapjen e një pandemisë globale dhe dëmtimeve të vazhdueshme shoqërore, të qenit vetëm dhe i vetmuar po bëhet normalja e re në botë.
Në Japoni, shtimi i vetëvrasjeve tregon një realitet të zymtë të krizës së shëndetit mendor gjatë pandemisë. Vetëm në tetor, numri i banorëve japonezë, sidomos femra, që i dhanë fund jetës mbikaloi numrin e të vdekurve nga koronavirusi në vend. Kjo gjendje është aq e tmerrshme saqë qeveria japoneze muajin e kaluar emëroi "Ministrin e Vetmisë" të parë të saj, duke u bërë vendi i dytë pas Britanisë që adreson vetminë në nivelin e politikës kombëtare.
Por ndryshe nga krizat e mëparshme që shkaktuan rritjen e vetëvrasjes nga burrat e moshës mesatare, sipas të dhënave nga Japonia dhe vendet e tjera, gratë dhe të rinjtë janë prekur më seriozisht gjatë pandemisë COVID-19.
Një studim i ri nga Harvard zbuloi se vetmia e shkaktuar nga izolimi shoqëror po godet më seriozisht adoleshentët dhe të rinjtë amerikanë. Studiuesit janë të mendimit se të rinjtë po kalojnë nga "familjet origjinale tek familjet e përzgjedhura të tyre." Dhe kjo mund të jetë një përvojë e vetmuar edhe para pandemisë.
Chikako Ozawa-de Silva, një profesor asociuar i antropologjisë në Universitetin Emory, i cili o mor me studimin e vetëvrasjes në Japoni në vitet 1990, është e mendimit se ajo që po shohim nuk është vetmia e disa njerëzve, por e gjithë shoqërisë.
Me plakjen e popullsisë dhe dukuri të kobshme që njerëzit vdesin vetëm në shtëpitë e tyre (Kodokushi), përvoja e Japonisë është përdorur shpesh për të parashikuar çfarë do të ndodhin për vendet e tjera me kushte shoqërore të ngjashme.
"Japonia nuk është vendi i vetëm në këtë gjendje. Epidemia e vetmisë dhe kushtet shoqërore që e nxisin atë janë përhapur,"theksoi Ozawa-de Silva. Ajo shtoi se prirjet e njëjta po shfaqen në disa vendet në zhvillim, përveç vendeve të zhvilluara.
Zbulimi i metodave të reja për lidhjen
Megjithatë, për brezin e ri që rritet në një botë të mbushur me teknologji, e ardhmja nuk është plotësisht me lajme negative.
Wang Jianle u zhvendos vullnetarisht nga shtëpia e prindërve të tij në vitet e shkollës së mesme meqenëse ai dëshiroi më shumë hapësirë dhe liri, i tha 17 vjeçari CGTN-it.
Wang pranoi sfidat e të jetuarit vetëm si një adoleshent, si rregullimi i shtëpisë dhe porosia e drekës së restorantit çdo ditë për shkak se ai s'mund të gatuajë. Por koha e qetë që ai ka për studim është e vlefshme meqenëse një farë shkalle e vetmisë janë kushtet e kërkuara nga të gjitha gjenitë për sukses.
Edhe me familjen e tij në të njëjtën qytet dhe një të dashur nga e njëjta shkollë, Wang bisedon me ta më shumë nëpërmjet celularit. Ai beson se çelësi për të zbutur vetminë është që të ndihet i kuptuar nga ndonjë person pavarësisht nga largësia fizike.
"Kur flas me nënën dhe të dashurën time, ndihem më pak i vetmuar. Nëse do ta vlerësoja me 10 pikë takimin ballëpërballë, komunikimit në distancë do i jepja 7 pikë," tha ai.
Ekzistojnë arsye të tjera që jetimi i vetmuar po bëhet më i pranuar. Sipas sociologut Eric Klinenberg, njerëzit beqarë shpenzojnë më shumë para për të ngrënë jashtë, për hobi dhe argëtim në krahasim me të martuarit, duke kontribuuar për një "ekonomi të vetmisë" të rritur shpejt.
"Rritja e jetesës së vetmuar ka qenë një përvojë shoqërore shndërruese," Klinenberg shkroi në librin e tij mbi të jetuarin vetëm. "Ai ndryshon metodën që ne kuptojmë veten dhe marrëdhëniet tona më të ngushta. Ai formon metodën se si ndërtojmë qytetet tona dhe zhvillojmë ekonomitë tona."
Nga viti 2020, me më shumë njerëz që qëndrojnë më shumë se kurrë në shtëpi, ajo e ardhme mund të ketë mbërritur më herët.(Xu Guang)