Përbërësit:

500 gramë mish qengji pa kocka

1 lugë me fara qimnoni

1 lugë piper të kuq dhe kripë

1 lugë vaj

Shkopinj bambuje të zhytyr në ujë për të paktën një orë (kjo parandalon djegien e shkopinjve gjatë pjekjes)

Përgatitja:

Merrni copat e mishit pa kocka dhe pritini në kubikë. Mos e hiqni dhjamin nga mishi pasi ai i jep shije dhe e mban të butë. Vendoseni në një tas.

Në një shtypëse erëzash hidhni qimnonin, piperin dhe kripën. Shtypini mirë së bashku. Më pas lyejini me erëzat copat e mishit.

Vendosni mishin në shkopinj dhe nxehni zgarën. Lërini derisa të jenë pjekur mirë nga të dyja anët, shtoni edhe më shumë erëza nëse është nevoja.

Shoqërojini me birrë!