Në Kinë kohët e fundit ka nisur një trend, gatimi i mishit te pulës me coca cola.

Përbërësit

10 krahë pule

1 shishe 250ml coca-cola

1 lugë vaj

1 lugë qepë të njomë

1 lugë caji salcë të lehtë soje

1 lugë caji verë gatimi

1 cm xhenxhefil

Pak kripë

Përgatitja

Në një tas hidhni kripë, verë gatimi dhe copat e xhenxhefilit për të marinuar krahët e pulës për 20 minuta. Hiqni dhe kullojini.

Nxehni vajin në tigan dhe nisni skuqjen nga të dyja anët

Shtoni Coca cola-n dhe lëreni në zjarr të avashtë me qëllim që krahët e pulës të marrin shijen e cola-s. Pas 10 minutash shtoni nxhetësinë për të trashur salcën. Hidhini një lugë caji salcë të lehtë soje.

Hiqini nga zjarri dhe sipër hidhini qepë të njomë të grirë hollë