Baji Quan është një ndër stilet artistike të wushu-së. Baji (Tetë anësitë) ndodhet mes qiellit e tokës dhe manifestohet nëpërmjet goditjes “që rrëzon përtokë qiellin me një dridhje të shpatullës”, duke e zgjeruar potencialin e plotë të njeriut te tetë anësitë e trupit. Kjo është origjina e Baji - Tetë Anësitë.
Baji Quan përfshin shtrirjen e anësive. Ky koncept mbështetet në përdorimin e kokës, shpatullës, bërrylit, dorës, vitheve, ndërshalëve, gjurit dhe këmbës menjëherë. Kjo është edhe një ndër origjinat e Baji-së. Ai është një lloj “boksi i shkurtër”, që fokusohet në egërsinë dhe shpërthen nga thjeshtësia. Për sa u përket teknikave, kapjet shpërthyese dhe goditjet e forta përbëjnë konceptin kryesor të tij.
Baji Quan fokusohet në egërsinë dhe shpërthen nga thjeshtësia./CGTN
An Jianqiu ka lindur në një familje wushu-je, prandaj ai e ka praktikuar Baji Quan me babanë e tij që kur ishte shumë i vogël. “Kush ushtron Baji Quan e ka trupin si top. Kur e godit trupin e tij, goditja të kthehet pas në çdo pozicion,” thotë An.
An Jianqiu praktikon Baji Quan./CGTN
Baji Quan kërkon mbajtjen e çdo pike goditjeje dhe çdo pjese të trupit të njeriut në një formë, si peshk. “Vër në punë të gjithë muskujt në një moment të papritur, që quhet ‘mbledhje e forcave’. Baji Quan lidhet plotësisht me ‘mbledhjen e forcave’,” shpjegon An Jianqiu. Për të përforcuar këto armë, njerëzit duhet të “mprehin” fortësinë dhe fuqinë e tyre vazhdimisht. Prandaj, është e nevojshme që të praktikosh çdo ditë me modelin njerëzor prej druri.
Baji Quan kërkon mbajtjen e çdo pike goditjeje dhe çdo pjese të trupit të njeriut në një formë./CGTN
Në Shangai vijnë shumë njerëz nga vendet e tjera për të mësuar për kulturën kineze. Miku italian i An-it është një prej tyre. Ai menaxhon një klub wushu-je dhe ka mësuar Yongchun Quan në Shangai. Ai e viziton shpesh An-in e dëshiron të mësojë më shumë mbi Baji Quan.
Në Shangai vijnë shumë njerëz nga vendet e tjera për të mësuar për kulturën kineze. /CGTN
An Jianqiu u tregon atyre që dëshirojnë të mësojnë Baji Quan se sekreti më i rëndësishëm i praktikimit të Baji Quan-it është zgjidhja e problemit të mendësisë. “Kur praktikoni Baji Quan në një nivel të caktuar, ku trupi dhe fuqia juaj e brendshme arrijnë në maksimum, mund të hasni një periudhë ngërçi dhe keni vështirësi që të ecni përpara. Zgjidhja e problemit të mendësisë është vendimtare për zgjidhjen e dilemës.”
Më shumë njerëz i bashkohen An-it për të mësuar Baji Quan./CGTN
Wushu është një ndër “katër pasuritë” e kulturës kineze. Fryma më e rëndësishme dhe më e spikatur e wushu-së është se na mundëson të zbulojmë vetveten tonë të vërtetë dhe ta kuptojmë e ta kontrollojmë atë nëpërmjet praktikimit të Quan-it. Procesi i praktikimit të wushu-së është edhe procesi i mësimit të sjelljes.
Praktikuesit duhet të shqyrtojnë dhe rishikojnë gjithmonë çfarë kanë mësuar për të zbuluar të metat e tyre, pastaj t’i tejkalojnë ato dhe të vazhdojnë të rriten më të fortë. “Unë gjithmonë kujtoj moton e familjes sime: shëro besimin e zemrën, ji i zellshëm dhe i patrembur,” thotë An, që beson se më shumë njerëz do ta mësojnë dhe praktikojnë Baji Quan në të ardhmen.