Shpata “Xiaoyao” është një prej teknikave të shpatës të Wudang-ut dhe është emërtuar sipas titullit të veprës së njohur të filozofit të lashtë kinez Zhuangzi. Kjo teknikë karakterizohet nga lëvizjet e vazhdueshme e të lira të shpatës, që mishërojnë idenë e taoizmit të të qenit i lirë dhe i papenguar.
Një prej karakteristikave të Shpatës “Xiaoyao” është sulmi në kënde të papritura. / Foto nga CGTN
Shpata “Xiaoyao” është nxjerrë nga Pëllëmba “Xiaoyao” dhe shpata është një zgjatim i krahut. Një prej karakteristikave të Shpatës “Xiaoyao” është sulmi në kënde të papritura, në vend të mbështetjes vetëm te forca. Në shumicën e kohës, e rrethon kundërshtarin dhe e godit në një kënd ku ai e ka të vështirë për t’u mbrojtur.
Liu Xiang është trajner në Shkollën e Wushu-së “Yunxi Caotang” të Wudang-ut. “Shpresoj që një ditë do të kapërcej kufijtë e vetvetes ashtu si ekspertët legjendarë të wushu-së, dhe të jem i aftë ta bëj çdo gjë me vullnetin tim të lirë,” u shpreh Liu Xiang duke folur për këtë teknikë. Pas ardhjes në malin Wudang, çdokush zgjedh një seri teknikash quan ose një seri teknikash armësh si stërvitjen e vet kryesore. Liu Xiang u interesua veçanërisht për Shpatën “Xiaoyao” kur pa mësuesin e vet duke e praktikuar.
Liu Xiang (majtas) duke praktikuar teknikënquan. / Foto nga CGTN
Kur ai filloi të studionte teknikën quan, mësuesi i kërkoi që të ndiqte me përpikmëri rregullat. Kjo e mërziti dhe e bëri të ndihej se nuk ishte aq i lirë sa e kishte imagjinuar në zemër: ”Në fillim të praktikës kisha shumë mendime që ma shpërqendronin vëmendjen. E humbja lehtë ekuilibrin. Shpata më binte shpesh kur e rrotulloja.”
Liu Xiang duke praktikuar Shpatën “Xiaoyao”. / Foto nga CGTN
Hapi i parë në stërvitjen e wushu-së është që të zotërosh lëvizjet fikse. Në fillim duhet të ndjekësh një varg rregullash të ngulitura. Kur praktikon Shpatën “Xiaoyao”, hyn në fazën e dytë. Duhet të përvetësosh lëvizjet elastike. Nuk është e vështirë që të mësosh 10 000 lëvizje, por është e vështirë që të përsërisësh një lëvizje 10 000 herë.
Liu Xiang (majtas) luan instrumentin muzikorqin. / Foto nga CGTN
Taoistët përdorin disa objekte për të stërvitur trupin dhe për të kultivuar zemrën e mendimet e tyre. Përveç stërvitjes së Shpatës “Xiaoyao”, Liu Xiang është shumë i interesuar në luajtjen dhe prodhimin e instrumentit muzikor qin. Prodhimi i këtij instrumenti është edhe një proces i kultivimit të zemrës dhe mendimeve të tua. Duhet të zgjedhësh një copë druri të përshtatshme dhe ta mbash të zhytur në ujë për disa vjet. Nëpërmjet kultivimit të qetësisë shpirtërore, shfaqet vetvetja e vërtetë.
Të gjitha përvojat në jetën e përditshme janë praktikë e kungfusë. / Foto nga CGTN
Shumica e njerëzve në kohët moderne vazhdojnë të aspirojnë për gjërat në botën e jashtme. Por njerëzit që zgjedhin të kultivojnë veten, vazhdojnë zbulimin e botës së tyre të brendshme. Të gjitha përvojat në jetën e përditshme janë praktikë e kungfusë. Pavarësisht nëse je në lëvizje, ulur apo duke fjetur, të gjitha janë një lloj kultivimi i mendimeve të tua. Gërshetimi i jetës dhe i kultivimit mund të përmirësojë kuptimin e teknikës quan, si edhe teknikën e shpatës.
Një mendje e kultivuar triumfon mbi gjithçka. Për të qenë vërtet i lirë dhe i papenguar, një njeri duhet të zhdukë paragjykimet dhe idetë e paramenduara. Në thelb, ato janë të gjitha iluzione.(Xu Guang)