Mjekësinë tradicionale kineze një yll ndriçues në arsenalin e mjekësisë botërore tani mund ta gjeni edhe në Tiranë, ku aplikohen masazhe kurative dhe relaksuese, akupuntura dhe trajtime me flakë.
Masazhi kinez, bazohet në mjekësinë tradicionale kineze dhe konkretisht në meridianët. Masazhet kanë efekte pozitive që sjellin qarkullimin e mirë të gjakut në trupin e njeriut, si rezultat përmirësimin e shëndetit dhe forcimin e sistemit imunitar të trupit. Gjatë masazhit rivendoset ekuilibri yin-yang.
Prej mijëra vitesh, me anë të MTK-së, janë kuruar sëmundje të ndryshme terapeutike, duke i dhënë njerëzimit shëndet dhe jetë të gjatë. Masazhi kinez kuron me efekt disa sëmundje.
Masazhi me kupa
Sipas mjekësisë tradicionale kineze masazhi me kupa është një metodë që krijon një vakuum në lëkurën e pacientit, për të larguar gjakun e ndenjur dhe limfën e keqe, duke përmirësuar frymëmarrjen dhe sëmundje të tilla si ftohje, pneumoni dhe bronkit.
Kupat gjithashtu janë përdorur në shpinë, qafë, shpatull kur janë konstatuar kontraktime muskulare. Kupat nuk rekomandohen në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet si ulçerat e lëkurës.
Masazhatorja kineze Lina e cila punon në qendrën e masazheve “Ling Chinese Massage” në Tiranë, tregon se kjo qendër masazhi ka klientë të rregullt.
CMG: A preferohet masazhi kinez në Shqipëri?
Lina: Po masazhin kinez e pëlqejnë sidomos moshat e mëdha, që kanë probleme me shpatullat, reumatizmën etj.
CMG: Cilat janë moshat që vijnë në klinikën tuaj për të bërë masazh?
Lina: Shumica e atyre që vijnë këtu janë nga mosha 25 deri 70 vjeç të cilët kanë probleme me trupin, si shpatullat, krahun apo këmbët, që këtu mund të trajtohen më mirë.
CMG: Kur e keni hapur qendrën e masazhit kinez në Tiranë?
Lina: Klinika është hapur para karantinës dhe tani bëjmë gati gjysëm viti që punojmë
CMG: Gjatë karantinës nuk keni punuar?
Lina: Gjatë karantinës nuk e kemi hapur qendrën, por shkonim në shtëpitë e klientëve që kishin nevojë për masazh. Sa mbaroi karantina e hapëm klinikën dhe njerëzit që pëlqejnë masazhet erdhën sërish në klinikën tonë.
CMG: Keni klientë të rregullt që vijnë për masazh?
Lina: Po kemi klientë të rregullt, sapo vijnë njëherë për të bërë masazh kinez ato vijnë sërish dhe herë të tjera ose me seanca, një apo edhe më shumë seanca.
CMG: Pra janë disa seanca masazhi, që klientët mund të bëjnë këtu?
Lina: Po janë pesë dhe 10 seanca dhe ne kemi aplikuar edhe paketa të ndryshme për klientët, që i pëlqejnë masazhet dhe janë klientë të rregullt.
CMG: Cilat janë çmimet dhe a janë të kënaqur klientët?
Lina: Çmimet janë normale as shumë të shtrenjta dhe as të lira dhe klientët janë të kënaqur dhe vijnë disa herë për masazh këtu.
CMG: Vajzat apo djemtë janë më të interesuar për masazh?
Lina: Edhe vajzat dhe djemtë janë të interesuar për masazh, por shumica janë mosha më e madhe, sepse ato kanë probleme me trupin dhe shëndetin.
CMG: Sa kohë zgjat një masazh?
Lina: Shumica e masazheve zgjasin 1 orë, kurse kur ke shumë probleme shkon edhe një orë e gjysëm ose dy orë. Ne shikojmë nëse ke shumë probleme apo nevojë për kupa, drita apo gjilpëra.
Faleminderit për këtë bisedë dhe ju uroj suksese në punën ruaj.
Lina: Shumë faleminderit!