Soni Malaj (Foto nga instagrami)
Këngëtarja Soni Malaj ka njoftuar fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale, se do të vijë më një koncert recital të veçantë për karrierën e saj artistike, të cilin ka vendosur ta quajë “Zeshkania”, si titulli i këngës së publikuar katër vite më parë nga këngëtarja. Janë 25 vite karrierë, të cilat kanë qenë të mbushura me suksese, emocione, por dhe kujtime të bukura ndër vite.
Më 23 gusht fansat e këngëtares Soni Malaj do jetë tek sheshi “Italia”, përballë stadiumit Air Albania në Tiranë për të ndjekur një mega- koncert, i cili pritet të nisë në orën 20.00.
Kohët e fundit e kemi parë këngëtaren që të bëj publike foto apo video të ndryshme në momente provash me bandën e saj muzikore, duke i zbuluar pak e nga pak detajet se për çfarë bëhej fjalë. Koncerti pritet te jetë madhështor, ndërsa hyrja do të jetë falas. Kujtojmë se këngëtarja Soni Malaj kohët e fundit ka postuar disa foto me vajzat e grupit “Spirit Voice”, duke ngjallur kështu kureshtjen e fansave të saj. Koncerti pritet të ketë shumë surpriza, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e 23 gushtit. (Sava Lena)