Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ditë që është në qendër të vëmendjes pas martesës sekrete me të fejuarin e saj Taika Waititi. Por, si duket kemi të reja nga Rita edhe në aspektin profesional. Sipas një burimi nga e famshmja “The Sun” Rita është rikthyer në studio për të punuar rreth një kënge të re, e cila do të jetë bashkëpunim me një këngëtare tjetër me origjinë shqiptare. “Rita tashmë është kthyer në studio, duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, shkruan “The Sun”. Kujtojmë se këngëtarja Ava Max është me origjinë nga Shqipëria, e cila karrierën e saj muzikore po e zhvillon në SHBA.
Përgatiti Sava Lena