Arilena Ara është pjesë e “Milan Fashion Week”, si një nga tetë vajzat më me influencë në botë. Ajo po vazhdon të jetë një nga personazhet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Përveç muzikës dhe prezantimit, Arilena duket se i është bashkuar edhe botës së modës. Siç raportohet, ajo u bë pjesë e “Vogue Italia” dhe “Milan Fashion Week” e përzgjedhur në mesin e tetë vajzave më të fuqishme në botë.
Java e Modës në Milano kësaj radhe drejtohet nga stilistja kineze, Sara Wong, e cila do të bashkojë në një eveniment virtual vajzat dhe gratë më me ndikim nga e gjithë bota. Arilena është pjesë e kësaj iniciative madhështore. Evenimenti u realizua online gjatë kësaj jave, teksa Arilena Ara ka realizuar një set fotografik, i cili do shfaqet në ditët në vijim. Kjo përzgjedhje e Vogue është një tjetër hap i mirë në karrierën e 22 vjeçares shqiptare.
Përgatiti Sava Lena