Nisi në Kosovë “Sunny Hill Festival”, një nga festivalet më të mëdha në Ballkan, i cili do të mbahet nga 4-7 gusht. Në natën e parë performoi artistja me famë batërore, Dua Lipa, por edhe artistë të tjerë me famë botërore si dhe yje nga vendi. Festivali mbahet në Parkun e Gërmisë dhe pret mijëra adhurues të muzikës si, Dua Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, deri tek Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet e Zuna, në mënyrë që këto netë verore të jenë të paharruara për publikun. “Mezi po pres natën e sotme, nata parë në të katërtën, “Sunny Hill Festival”, kish shkruar Dua. Kujtojmë që festivali do të zgjasë deri me datë 7 Gusht në Prishtinë ndërsa në Tiranë do të mbahet në 26, 27 dhe 28 Gusht. Skepta, J Balvin, Mahmood janë vetëm disa prej yjeve botërorë që do të ndezin skenën.
Fifi dhe mesazhi për martesë
Fifi ka surprizuar me deklaratën që ka bërë në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa. Teksa ka marrë pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shkruar: “Urime! Mas juve Inshallah”, duke lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit. Fifi është shprehur shpesh se ka gjetur dashurinë e vërtetë tek Adisi dhe është më e lumtur se kurrë më parë.
Gjon Muharremaj në koncert në Suharekë
Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, realizoi më 3 gusht një koncert në Suharekë me përmasa madhështore. Këtë lajm e bëri të ditur disa netë më parë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, të cilën e realizoi me artistin shqiptar. Më pas u bënë publike fotot dhe videot nga vetë artisti, i cili dukej se kishte mbetur tejet i kënaqur nga pritja e publikut aty.