Fifi (Foto nga Instagrami)

Fifi (Foto nga Instagrami)

Pas suksesit të këngës ”Diell” Filloreta Raçi me emrin e artit Fifi ka punuar edhe për një projekt të ri. Ashtu siç bëhet e ditur nga artistja, kënga e re do të titullohet ”Hana” dhe Fifi ia ka kushtuar një personi shumë të dashur për të. Pritet që këtë projekt muzikor Fifi ta sjellë në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM. Ditën e publikimit ajo nuk e ka bërë të ditur, vetëm se e ka treguar që kënga do të publikohet në orën 15:00. Projekti i fundit nga Fifi është ”Diell”, tekstin e së cilës e kishte shkruar gjatë periudhës së qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip.