Anxhela Peristeri (Foto nga Instagrami)

Anxhela Peristeri (Foto nga Instagrami)

Këngëtarja Anxhela Peristeri është duke punuar për projektin e ri muzikor. Në njoftimin për këngën e re, Anxhela ka zbuluar se kënga është në duet dhe për këtë, artistja pyeti fansat se me kë do e donin bashkëpunimin.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera rreth këtij projekti, veç se e ka cilësuar si një hit që është duke ardhur.

“Adrenalina” është kënga e fundit që Anxhela ka sjellë në muajin qershor të këtij viti. Në YouTube kjo këngë deri tani ka mbledhur mbi 1 milionë klikime.