Dua Lipa (Foto nga Instagrami)

Dua Lipa (Foto nga Instagrami)

Kanë qenë disa artistë të cilët kanë kryesuar listën e nominimeve për çmimet MTV Video Music Awards 2022 për nga shtatë çmime. Disa nga artistët që u nominuan janë edhe: Dua Lipa, Billie Eilish, Drake, Ed Sheeran e The Weekend.

Ylli botëror, Dua Lipa u nominua për katër çmime. Ajo për këngën bashkëpunim me Elton John “Cold Heart”, u nominua për çmimet “Kënga e Vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”. Për këngën “Sweetest Pie”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion u nominua për çmimet “Efektet më të mira Vizuale dhe punën më të mirë artistike”.

Në nominimet e Llamar përfshihen kategoritë: Best Hip-Hop për këngën “N95”, kategorinë Video for Good për këngën “The Heart Part 5” dhe Best Direction për këngën “Family Tie”. Mbretëresha e popit, Madona, ka bërë histori si artistja e vetme që u nominua në çdo dekadë që prej kohës që ka filluar karrierën muzikore. Ajo tashmë është artistja më e nominuar në historinë e VMA (Video Music Avvards), me 20 fitore. Madonna fal albumit “Madame X” ka arritur të ketë në total 69 nominime në karrierën e saj.

Ndarja e çmimeve MTV 2022 do të bëhet në New Jersey më 28 gusht 2022.