Reperi i njohur shqiptar Capital T ka bërë të ditur se krahas angazhimeve të tij muzikore do e zgjerojë së fundmi aktivitetin e tij edhe në biznes. Kjo pasi ai ka menduar që të hapë një shkollë profesionale të arteve të përziera marciale, siç e quan ai që do jetë e para e këtij lloji në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi ka publikuar disa fotografi, ku shihet me veshje sportive, me prapavijë një palestër ku zhvillohen artet marciale. Në mbishkrimin e tyre, reperi Capital T shkruan se, është i lumtur që më në fund kjo ëndërr e tij, po “jetësohet”.
“Një prej ëndrrave të mia po realizohet, duke filluar nga shtatori 2022, shkolla e parë e specializuar në arte të përziera marciale në trojet shqiptare”, ka shkruar Capital T në Instagram. Ai njihet për ndryshimin radikal që ka arritur të bëjë ndër vite në trupin e tij. Nga një djalosh obez në adoleshencën dhe rininë e tij, ai arriti të kthehet në një mashkull me trup të palestruar dhe përkushtim në jetën e shëndetshme gjë të cilën tashmë e ka kthyer në stil jetese.
Rita Ora ndjek nga afër finalen e Wimbledonit
Rita Ora ishte veshur me një veshje artistike bashkë me të fejuarin Taika Waititi morën pjesë në ndeshjes e finales së tenisit për meshkuj në Wimbledon javën që shkoi.
Ylli i muzikës pop, 31 vjeçarja me origjinë shqiptare, dukej mahnitëse veshur me fustanin që i theksonte siluetën, të zbukuruar me motive pikturash me kornizë, shkruan DailyMail. Rita buzëqeshte teksa shihej përdore me të fejuarin e saj regjisor, i cili dukej si kurrë më parë në një veshje të thjeshtë bardh e zi. Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë e dorës të markës “Miu Miu” ngjyrë kafe dhe rriti gjatësinë e saj me një palë taka stileto.
Don Xhoni 5 milion klikime për dy ditë
Pas pesë milionë klikimeve për dy ditë, artisti i muzikës rap Don Xhoni ka reaguar ndaj rreth këngës së re “Katile” Këtij lajmi i është gëzuar edhe vet artisti, i cili ka shpërndarë disa postime në InstaStory. “Për pak pesë milionë në dy ditë/ pesë milionë nuk e di si është puna”, ka nisur shkrimin Xhonatan Isufi , me emrin e artit Don Xhoni.
Ndërsa klikimet vetëm vazhdojnë e shtohen dita ditës, në vetëm 1 javë ato kanë shkuar 8 milionë klikime.
Përgatiti Sava Lena