Java Kulturore e Turqisë, e pasur me aktivitete në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, u përmbyll me koncertin e violinistit me origjinë shqiptare, Elvin Hoxha Ganiyev.
Java kulturore turke Margariti FB
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale, shprehu vlerësimin për interpretimin e shkëlqyer të violinistit virtuoz.
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, Elvin Hoxha Ganiyev, shoqërohej nga Orkestra Simfonike Shtetërore e Stambollit, nën drejtimin e maestro Hasan Niyazi Tura. Publiku ndoqi interpretimin e kompozimeve të gjeniut të muzikës, Volfgang Amadeus Moxart, por edhe pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve turq.
Në natën finale të Javës Kulturore Turke, e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit Turk, Özgül Özkan Yavuz.
Margariti tha se pati mundësinë të bisedonte me zëvendësministren turke për mundësinë e bashkëpunimit mes dy teatrove. (Irma)