Xhensila Myrtezaj & Klajdi Haruni (Foto nga youtube)
Dy artistët e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni do t’i bashkojnë forcat për këngën, e cila pritej nga fundi i vitit të kaluar. Kënga e mbaruar prej kohësh në studio nga kantautori Flori Mumajesi është në përfundim të xhirimeve të videoklipit.
Ka qenë producenti Enis Ujkani ai që ka ndarë fotografi nga xhirimet në rivierën e jugut të Shqipërisë. Përveç artistëve, aty ka qenë edhe Flori që nga prapaskenat është kujdesur për secilin detaj të mundshëm, në mënyrë që gjithçka të shkojë si më së miri. Projekti planifikohet të publikohet pas disa javësh, duke pasuar hitin e Xhensilës me Elgitin dhe duetin e këngëtares që vjen shumë shpejt./ Sava Lena