Besa & Lyrical Son (Foto nga botasot)

Besa & Lyrical Son (Foto nga botasot)

Me fillimin e sezonit veror artistët shqiptarë kanë nisur publikimin e projekteve muzikore. Ajo që vihet re edhe këtë vit është numri i madh i bashkëpunimeve që po sjellin këngëtarët, dhe një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi. Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka njoftuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son. Artistja ka publikuar edhe kopertinën e këngës “Si kalama”, ndërsa ka thënë se numërimi mbrapsht për publikimin e këngës ka filluar. “Kam një befasi për shqipet e mia. “Si kalama” ft Lyrical Son, numërimi mbrapsht ka filluar, -8 ditë”, shkruan Besa në postim./Sava Lena