Foto: VCG
RTSh njofton se pak ditë më parë në qytetin e Tepelenës u mbajt koncerti i titulluar “Vjosa Forever“. Synimi i tij ishte rritja e ndëgjegjësimit dhe marrja e masave për ruajtjen të paprekur të luginës së Lumit të Vjosës dhe shpalljen e saj Park kombëtar. Ky aktivitet i organizuar nga shoqata Eco Albania bëri bashkë artistë të shumtë në këtë qytet, por edhe banorët e Tepelenës dhe zonave përeth. Lumi i Vjosës është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore. Lumi i Vjosës konsiderohet një ndër lumenjtë e egër në Europë. Në luginën e Vjosës janë rreth 1100 specie të ndryshme bimësh dhe kafshësh, nga të cilat 140 janë të mbrojtura sipas ligjit shqiptar. 40 prej këtyre specieve janë të rrezikuara dhe të përcaktuara si të tilla ndërkombëtarisht. Jo vetëm artistë por edhe qytetarë, organizata të ndryshme, artistë botërorë kanë dhënë shpesh herë mesazhe sensibilizuese për ruajtjen të paprekur të lumit Vjosë dhe shpalljen e tij Park Kombëtar .