Foto: RTSH
Beatrix Ramosaj me këngën "By my side" ka triumfuar në edicionin e 19-të të "Netët e Klipit Shqiptar", si klipi më i mirë në të gjithë komponentët, njofton “RTSH”.
Veç çmimit të madh, Ramosaj ka marrë edhe Çmimin e Publikut, ku ishte në garë me Elgit Dodën, Semi Jaupajn dhe grupin “Elita 5”.
Në mbrëmjen gala që u mbajt në Ulqin, fundjavën e kaluar, u ndanë plot 22 çmime.
Mbrëmja pasoi transmetimin e 7 programeve të dedikuara në RTSH, ku u transmetuan 42 klipe të përzgjedhura nga juria.