Ronela Hajati (Foto nga Instagrami)
Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati është artistja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Ajo disa ditë më parë mori vëmendje të madhe në Spanjë në “Barcelona Eurovision Party”, ndërkohë që menjëherë pas kësaj udhëtoi për në Izrael. Artistja e njohur gjithashtu ishte pjesëmarrëse në “Israel Calling 2022” me të tjerë yje që do të konkurrojnë në “Eurovision Song Contest”.
Ndërsa ka performuar, 32-vjeçarja ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj, veshur me kostumin blu. Më 15 prill ajo do jetë në Madrit për të prezantuar këngën e saj “Sekret”. Duhet theksuar që Hajati do të jetë e para që do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të festivalit, që pritet të mbahet në Torino të Italisë. Këngëtarja është shprehur se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer me këngën “Sekret”, për të cilën do të flitet shumë gjatë. Krahas fotove nga koncertet e shumta ajo ka ndarë gjithashtu në rrjetet sociale edhe një foto teksa shihet duke qarë ku ka shprehur dhe emocionet e saj “Ju nuk e keni idenë sa përgjegjësi ndjej t’i shpërblej vetes në rradhë të parë e më pas të gjithë atyre që po punojnë për Eurovizionin! E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera të mbetura pezull! Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua! Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mirë! Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë! Këto ishin fjalët e këngëtares Ronela Hajati. Suksese Ronela!