Ermal Meta (Foto nga Instagram)
Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Ermal Meta krahas një karriere të suksesshme muzikore, së fundi ka treguar se po përgatitet të sjellë për publikun një roman. Kantautori shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Itali, lajmëroi fansat e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” se, ka shkruar një libër në gjuhën italiane që titullohet “Domani e për sempre (Nesër dhe përgjithmonë)”.
Romani i Ermal Metës pritet të publikohet më datën 19 maj dhe përveç se në librari, do të jetë edhe në platformat online. Ai ka shkruar “Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më datë 19 maj del romani im i parë “Domani e per sempre”, ka përfunduar Ermali në këtë postim. Në vazhdim ai është shprehur se, romani përfaqëson dy vitet dhe ndoshta edhe dyzet të fundit, teksa falënderon të gjitha ata që do ta lexojnë.
“Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet vitet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe çfarë nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Jam i emocionuar e më drithëron stomaku, ashtu si drithërohej Kajan (personazhi i librit) duke u rritur. Së shpejti, miq!” Suksese Ermal Meta!