Ylli Limani (Foto nga Instagrami)

Ylli Limani (Foto nga Instagrami)

Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani gjatë fundjavës që lamë pas u rikthye me një projekt të ri muzikor. Ai prezantoi këngën e re të shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë. Ky projekt i ri muzikor i përket zhanrit R&B dhe për realizimin e tij janë kujdesur Ylli Limani me Fatjon Miftarin. Ndërsa, tekstin e këngës e ka krijuar vetë këngëtari Ylli, në bashkëpunim me Tonic dhe Denk. Duket se kënga u prit mjaft mirë dhe brenda 24 orëve arriti të klikohej mbi një milion herë në kanalin zyrtar YouTube.

Kjo këngë ka pasur mjaft komente pozitive nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, gjë që e bëri këngëtarin që në postimin e tij të rradhës në Instagram të publikonte një foto nga xhirimet e videoklipit, bashkangjitur me shkrimin: “Unë kur i shoh të gjithë duke e pëlqyer “9”, ka shkruar 27-vjeçari.