Turneu “Future Nostalgia” i sjell mbi 38 milionë euro fitime këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, duke arritur në total dy kompanitë e saj vlerën e afro 60 milionë eurove.
Vlera e aseteve në biznesin e turneut të Dua Lipës shkoi deri në 38.5 milionë euro, pavarësisht nga pandemia, duke i bërë dy kompanitë e saj që të vlejnë më shumë se 59.3 milionë euro. Rritja prej 6.5 milionë euro dhe nga 33.2 milionë euro vitin e kaluar besohet se rrjedh nga shitja e biletave nga turneu i saj botëror për albumin “Future Nostalgia”, i cili do të zhvillohej pikërisht kur filloi izolimi.
Turneu nga prilli deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe u riplanifikua disa herë dhe vetëm tani pas dy vitesh ka rifilluar, ka shkruar “DailyMail”.
Miriam Cani publikon ninullën “Nina nana”
Këngëtarja e njohur shqiptare Miriami Cani është rikthyer me një projekt disi më ndryshe nga se e kemi parë deri më tani. Ajo ka publikuar një ninullë për fëmijë me titullin “Nina nana”, për të cilën u shpreh se është një dhuratë për të porsalindurit, fëmijët dhe nënat e reja.
“Një ninullë e kënduar dhe e shkruar për të përfaqësuar dashurinë e pastër të çdo nëne shqiptare, këto tinguj zemre janë vetëm për ju”, janë fjalët e shkruara nga këngëtarja Miriam Cani në mbishkrimin e postimit të saj në rrjetin social Instagram.
Ndërkohë kujtojmë që ky projekt i saj vjen disa muaj pas bashkëpunimit që Miriami ka sjellë me bashkëshortin e saj kantautorin Alban Skënderaj.
Luar publikon këngën e re “Ami”
Këngëtarja Luar Arani ka sjellë për publikun shqiptar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga mban titullin ”Ami” dhe i përket zhanrit R&B.
Muzika është realizuar nga producenti Mixey, ndërsa për tekstin e këngës është kujdesur Endrit Mumajesi, i cili në fushën e muzikës njihet me pseudonimin MUMA.
Kënga është realizuar edhe me videoklip, ku Luar vjen me një paraqitje mjaft atraktive. Videoklipi i kësaj kënge i është besuar produksionit Amia Studio.
Përgatiti Sava Lena