Ylli Limani i (Foto nga instagrami)

Ylli Limani i (Foto nga instagrami)

Këngëtari i njohur dhe i suksesshëm, Yll Limani po vjen me një projekt të ri muzikor. Para disaj ditësh, ai ka nisur promovimin e këngës, ndërsa ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër të saj.

Përmes disa imazheve të publikuara të mërkurën në Instagram, Ylli shihet në një ambient me ngjyra, i veshur me shumë stil.

“9, së shpejti”, ka shkuar Ylli në mbishkrimin e fotove, në të cilat bashkangjiti edhe pjesë nga teksti i këngës.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur artisti, që po korr sukses jo vetëm si këngëtar, por edhe si autor i shumë këngëve që po i kalojnë miliona klikime. Një ndër to është edhe kënga që ai realizoi së fundmi për këngëtaren Semi Jaupaj me titullin “Mos u kthe”, e cila ka kaluar mbi 10 milion klikime. Ylli Limani aktualisht po shijon edhe suksesin e “EP”, janë përfshirë gjithsej pesë këngë.