Dua Lipa (Foto nga instagrami)
Kënga “Levitating” e interpretuar nga artistja me origjinë shqiptare Dua Lipës, u shpall kënga e vitit në “iHeartRadio Music Awards 2022”
Mbrëmjen e së martës u mbajt në Los Angeles ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022” ku Dua Lipa rrëmbeu çmimin më të madh.
Kënga hit “Levitating” fitoi çmimin “Kënga e Vitit”. Ceremonia vjetore u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles, ku ylli i popit 26-vjeçar mori nderin më të madh të asaj mbrëmje çmimesh. Kujtojmë se pak ditë më parë Dua arriti dhe suksesin e madh me po të njëjtin projekt, duke u bërë kënga që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100” nga një artiste femër.
Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, ndërkohë është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve. Dua aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, i cili nisi me koncertet e para në SHBA, për të vazhduar gjatë vitit edhe në pjesë tjera të botës.