Era Istrefi (Foto nga instagrami)

Era Istrefi (Foto nga instagrami)

Era Istrefi i ka munguar skenës muzikore shqiptare, por duket se po rikthehet me materiale të reja. Këngëtarja 27-vjeçare së fundmi ka publikuar disa video nga një avion privat, ndërsa interpreton një pjesë të projektit të saj të ri që mban titullin “Bebe”. Krijuesja e një sërë hitesh nuk ka dhënë më shumë detaje se kur do të publikohet kënga. Nga reagimet në rrjetet sociale nga fansat e këngëtares, mësohet se ata mezi po presin ta ndjekin këtë hit muzikor.