Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar së fundi projektin më të ri muzikor, që fansat mezi po e prisnin. Ajo vjen këtë herë me një baladë që mban titullin “Më mungon”. Kjo këngë është punuar dhe prodhuar nga artisti i njohur shqiptar, Claydee.
Në videoklip Nora paraqitet me një veshje me lule dhe një kostum të zi. Video e këngës është realizuar në një dhomë të mbushur me trëndafila të kuq dhe Nora shihet aty me forma perfekte trupore . Kjo këngë vjen pas hitit veror që Nora Istrefi solli në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin për këngën “AY CARAMBA”.
Qipro në Eurovizion prezantohet nga 3 artistë shqiptarë
Faqja zyrtare e Festivalit Europian të Këngës, ”Eurovision Song Contest” ka bërë të ditur se këngëtarja greke Andromachi Dimitropoulou është përfaqësuesja e Qipros për të garuar në Eurovizion 2022, i cili këtë vit do të mbahet në Itali. Kënga ”Ela” është e kuruar në bashkëpunim edhe me 3 artistë shqiptarë. Ata janë producenti është Miftari, si dhe kantautorët Fifi dhe Yll Limani.
Dafina Zeqiri dhe MUMA sjellin këngën e re “Dashni”
Këngëtarja Dafina Zeqiri para disa ditësh ka publikuar këngën e saj të re “Dashni”, në bashkëpunim me këngëtarin MUMA, me të cilin ka realizuar shumë të këngë tjera. Që në ditët e para të publikimit, publiku e ka pritur me interes këngën. Pas publikimit të saj në Youtube, “Dashni” mori miliona klikime.
Përgatiti Sava Lena