Albina Kelmendi (Foto nga google)

Albina Kelmendi (Foto nga google)

“Jetoj me shpresë” titullohet kënga më e re e Albina Kelmendit, e realizuar edhe me videoklip. Teksti dhe orkestrimi janë realizuar nga kantautori Vullnet Ibrahimi, i cili gjithashtu është producenti i këngës. Ndërsa në kitarë ka interpretuar Astrit Stafai. Videoklipi është realizuar në një mënyrë të veçantë, ku këngëtarja Kelmendi paraqitet tejet atraktive. Albina Kelmendi, është këngëtare me një vokal të fuqishëm, pa ju trembur notave të larta muzikore. Ajo u bë e njohur në spektaklin e talenteve të reja "The Voice of Albania 4" ku arriti të ishte finaliste dhe të pozicionohej në vendin e dytë pas fituesit të atij edicioni, Aslaidon Zaimaj.