Jonida Maliqi ka publikuar këngën e re me titull “I need you”, një bashkëpunim me këngëtarin Obie Kellz. Kënga është e kënduar gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ku pjesë e videoklipit janë xhirimet në det dhe ritmet e ngrohta verore. Jonida Maliqi është shprehur në rrjetet sociale;
“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Uroj ta shijoni dhe kërceni po aq sa unë në këtë vit, që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, ka përfunduar Jonida Maliqi.” Me këtë mesazh Jonida tregon se ka nisur nga puna intensive për të sjellë pranë publikut atë që të di të bëjë më mirë, që është muzika.
Këngëtarja Fifi dhe PM & Dagz sjellin këngën “Hana”
Këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka publikuar bashkëpunimin me DJ PM & DJ Dagz.
Artistja e njohur dhe dy DJ kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e parë së bashku. Kënga mban titullin “Hana” dhe erdhi me videoklip të realizuar nga “Imagine”. Për tekstin u kujdes Fifi, ndërsa miksimi dhe masterizimi u realizua nga “Avaxus”. Producent i këngës është Fatjon Miftari, në kitarë Astrit Stasfai, në fyell dhe kavall, Gent Hoxha. Projekti tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre.
Alban Ramosaj ka publikuar këngën e re “Love Letter (N’Tiranë Prej Berlini)”
Këngëtari Alban Ramosaj publikoi javën e kaluar këngën e tij më të re.
Ai e ka titulluar “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” projektin e tij të ri muzikor, i cili është konceptuar në formën e dërgimit të një letre.
Kënga i përket zhanrit R&B dhe vjen e gërshetuar në tri gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vetë Albani, ndërsa orkestrimi është kryer nga producenti Marko Polo.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, por nuk është bërë ende e ditur nëse do të xhirohet me videoklip në ditët në vazhdim. “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” vjen pas suksesit të këngës me titullin “Theje”, me të cilën ai u prezantua në Festivalin e RTSh-së, ku fitoi çmimin e dytë.
Përgatiti Sava Lena