Naser Berisha (Foto nga albumi- Epikë)

Naser Berisha (Foto nga albumi- Epikë)

Naser Berisha ka realizuar disa ditë më parë një mbrëmje me miqtë e tij, për promovimin e albumit më të ri, i katërti në radhë, i cili u publikua pas 16 vitesh. Në këtë album bëjnë pjesë 8 këngë dhe dy “bonus- track“ me hitet e vjetra si “Do të doja” dhe “A më kujton”, të cilat janë ri-regjistruar në një version akustik. Kënga dhe videoklipi i fundit, i cili është publikuar mbrëmë së bashku me promovimin e albumit, quhet “Epikë” ku muzikën e ka shkruar vetë Naser Berisha, ndërsa teksti është shkruar nga Rexhep Selimi, disa vite më parë. Orkestrimin e këngës e ka bërë Florent Boshnjaku, në kitarë Valon Gashi dhe pjesëmarrës në këngë është kori profesionist i Gjilanit. Videoklipin e kësaj kënge, fansat e artistit mund ta ndjekin në kanalin zyrtar të Naser Berishës në Youtube.