Sidrit Bejleri dhe Denisa Gjezo (Foto nga videoklipi)
Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Sa nji jetë”. Kënga me të cilën vjen në bashkëpunim me artisten Denisa Gjezo, është sjellë për publikun si një dhuratë vetëm pak ditë përpara ditës së “Shën Valentinit”, e shoqëruar me videoklip. Kjo këngë, nëpërmjet së cilës i këndohet dashurisë, erdhi si dhuratë për të dashuruarit. Duket se deri tani është pritur shumë mirë nga adhuruesit e artistëve, të cilët e kanë vlerësuar si për muzikën gjithashtu edhe për interpretimin e tyre. Ky projekt u publikua një muaj pas këngës “A do më doje”. Në një intervistë televizive, sa i përket kësaj kënge artisti është shprehur : “Jam nga ata partizanë ose idhtarë të idesë që, duhet të duash 365 ditë të vitit dhe jo vetëm për Shën Valentinin”.