Bardhi Foto google
Reperi shqiptar, Bardhi vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme muzikore. Këngëtari së fundmi ka publikuar këngën “Engjulli im”, e cila është ripërpunim i këngës “Melegim” të Soolking dhe Dadju. Kënga është realizuar edhe me videoklip, e punuar nga Çelik Lipa, mix dhe master nga Nome Ent. Ndërkohë, Bardhi është duke shijuar suksesin e albumit “Trëndafil”, ku pjesë e këtij albumi janë 20 këngë të reja.