Ronela Hajati & MatoLale -Foto Instagram
Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati dhe reperi MatoLale kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Dy artistët kanë lancuar projektin e ri “Gips” me videoklip, i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.
Për muzikën e projektit u kujdes Marko Polo, teksti nga Marko, Ronela dhe MatoLale, ndërsa aranzhimi nga Tull Production.
Krahas projekteve të reja, Ronela po përgatitet për pjesëmarrjen në Eurovision, ku do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit. Ajo tashmë po punon në finalizimin e versionit përfundimtar të këngës përfaqësuese “Sekret”, me të cilën merr pjesë në Torino të Italisë.